“Ankim ne Kushtetuese per KQZ, rrezoi referendumin”
Komiteti per Mbrojtjen e Kushtetutes do te depozitoje sot kerkesen prane Gjykates Kushtetuese, lidhur me rrezimin e vendimit te KQZ-se te dates 5 qershor. Permes ketij vendimi KQZ hodhi poshte kerkesen e KMK-se per zhvillimin e nje procesi refendar per ndryshimet kushtetuese ne sistemin politik, duke e cilesuar ate si nje kerkese antikushtetuese. Per kete arsye, drejtuesit e ketij komiteti kane vendosur qe kete vendim t’ia kalojne Gjykates Kushtetuese per shqyrtim. Per perfaqesuesit e KMK, mosmiratimi se fundmi nga Kuvendi i dekreteve te Presidentit per anetaret e rinj te Gjykates se Larte eshte nje deshmi tjeter e frymes autoritariste, e cila mori nje mbeshtetje te fuqishme permes amendimeve kushtetuese te 21 prillit. Pergjate gjithe ketyre diteve, Komiteti per Mbrojtjen e Kushtetutes, se bashku me partite qe mbeshtesin dhe iniciuan mbajtjen e nje referendumi popullor, nuk kane reshtur se denoncuari qendrimin e mbajtur nga mazhoranca dhe nga PS mbi kete kerkese. Por, qe nga ana e KQZ u hodh poshte kjo per shkak se nuk ishte bere kerkesa mbeshtetur ne firmen e 28 deputeteve.