Rama: Na duhet nje patriotizem i ri per fshatin, bujqesine e blegtorine
“Na duhet nje patriotizem i ri, per fshatin, per bujqesine, per blegtorine, per zhvillimin rural, si pjese themelore e zhvillimit tone kombetar. Pa kete patriotizem te ri, pa kete kendveshtrim te ri mbi fshatin, nuk mund te kemi nje Shqiperi te re, moderne dhe evropiane”. Keshtu u shpreh dje kryetari i PS-se, Edi Rama, gjate fjales se tij ne konferencen rajonale te Qarkut te Durresit. Sipas tij, pa kete patriotizem nuk mund te bejme asnje hap perpara per mireqenien, per te lehtesuar qytetin dhe familjet shqiptare. Per kete arsye, Rama vleresoi se pa asnje dyshim, bujqesia duhet te kete nje pozicion teresisht tjeter ne politiken kombetare dhe qeverisese, ne raportin tone me njerezit. Gjithashtu, ne vijim te evidentimeve te problemeve ne fushen e bujqesise dhe blegtorise, Rama u shpreh se “problem qe nuk eshte trajtuar ne 17 vjet dhe qe ka bere qe te kete nje mungese gjithmone e me te ndjeshme te kapaciteteve ne sektorin bujqesor e blegtoral, eshte problemi i arsimimit profesional ne kete fushe”. Por, duke qene ne Qarkun e Durresit, Rama nuk mund te mos trajtonte ceshtjen e peshkimit. “Kjo eshte nje ceshtje me rendesi strategjike per zhvillimin ekonomik te vendit, qe eshte teresisht e patrajtuar ne 17 vjet dhe qe mbetet sot e gjithe diten, nje sektor primitiv, i cili mbahet vetem me vullnetin per te mbijetuar te peshkatareve, po ku nuk ka absolutisht asnje politike nxitese dhe zhvilluese dhe ku vetem talenti dhe aftesia e disa individeve, qe numerohen me gishtat e dores, ka bere qe te kete nje prezence minimale te ketij sektori, qe duhet te ishte nje sektor i zhvilluar per ekonomine e vendit”, vleresoi Rama gjate fjales se tij, lidhur me kete ceshtje. Sipas tij, jane pafund problemet qe mund te trajtohen. “Eshte e sigurt se kjo qeveri ka shenuar kulmin ne indiferencen ne sektorin e peshkimit, duke e bashkuar me Ministrine e Mjedisit, duke e lene teresisht si aneks te parendesishem te politikave te ushqimit. Gjeja me e rendesishme eshte te kuptojme nga duhet kapur filli i ngaterruar si s’ka me keq dhe cilat jane 5 masat e para qe duhen marre, per ta bere te gjithe sektorin. Duhet te perqendrohemi te 5 masat e para dhe me pas te vazhdojme ne rritjen e shpejtesise dhe kapjen e niveleve te deshiruara hap pas hapi”, deklaroi Rama.