Madhi: OK amendimeve
Kryetari i Grupit parlamentare te Partise Republikane, Arian Madhi, deklaroi dje se republikanet ishin kunder vazhdimit te bashkepunimit te ngushte mes demokrateve dhe socialisteve ne lidhje me reformen zgjedhore. Sipas perfaqesuesit te PR-se ne amendimet e Kodit Zgjedhor nuk duhet te perseritet mos konsensusi politik qe u vu re gjate mendimit te Kushtetutes nga ana e dy partive te medha, PD dhe PS ne lidhje me ndryshmin e sistemit zgjedhor ne ligjin themeltare. Sipas Arian Madhit, do te ishte normale qe amendimet e Kodit Zgjedhor te beheshin ne nje komision te posacem dhe jo ne komisionin parlamentare te Ligjeve, ashtu sic u veprua gjate mendimit te Kushtetutes.