E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama taksonte dhe tabelat e dyqaneve. Bashkitë e PS t'i heqin si Tirana

TIRANË-Kryeministri Sali Berisha ka mbledhur sot në një tryezë të rrumbullakët biznesmenë të rinj me të cilët ka diskutuar tregun, investimet dhe projektet e qeverisë.

Berisha theksoi se do të mundësohet sistem mikrokreditimi për të rinjtë, ndërsa shtoi se idetë e biznesmenëve të rinj do të merren parasysh nga qeveria.

“Qeveria ka vendosur të ketë një sistem mikrokreditimi, dhe bashkia e Tiranës do e fillojë dhe këto 2 ditë pritet të lançohet. Pra në axhendën tonë, kemi marrë parasysh potencialin e jashtëzakonshëm që kanë të rinjtë dhe që përbëjnë përparësitë mnë të mëdha, në mos më të madhen. Tani ne duhet të përcaktojmë, strukturojmë më mirë instrumentat mekanizmat e kësaj nxitje, në mënyrë që të shënojmë sa më shumë histori suksesi nga biznesmenët”.

Duke u ndalur tek politika e taksave, Berisha akuzoi Ramën se për shumë vite mbajti biznesin e vogël në kryeqytetet me taksa të larta. Sipas Berishës, këtë fat tani po e vuajnë bashkitë që janë fituar nga PS, si Vlora e Fieri.

“U nxorr taksa e tabelës, ajo që i vije emrin biznesit, deri në 100 mijë lekë kjo taksë e pastaj taksa të tjera me radhë që për hir së të vërtetës bënë që Tirana, të mos shfletojë potencialet e mëdha. Edhe sot që ai thotë, do heq cdo takse të biznesit të vogël, bashkitë në Vlorë, Fier janë bashkitë me taksat më të larta mbi biznesin e vogël. Nëse z Rama është serioz në premtimet e veta dhe le të thërrasë Vangjushin, Shpëtim Gjikën e ndonjë tjetër dhe t’u thotë që të heqin taksat për biznesin e vogël. Unë do i përshëndes”.

Kryeministri theksoi se ai si kryetar qeverie do i qëndrojë vendimit pët taksa të ulëta.
“Unë i qëndroj politikës së taksave të ulëta, përkundrazi ne mendojmë se ku mund të ndërhyjmë përsëri. Ne hoqëm taksën mbi makineritë, të paktë janë ata që thonë se përfituesit më të vegjëkl janë mbi biznesin e vogël. Ne do heqim cdo detyrim për të rinjtë e sapopunësuar në një biznes”.

Berisha shtoi se qeveria po punon shumë për të tërhequr investitorët e huaj. Por sipas kryeministrit, problem ka qenë kriza në Europë, dhe përpjekjet e Shqipërisë për të mos rënë në recension.

“Ne që nga viti 2005 kemi ushtruar platformën tonë për ta kthyer Shqipërinë në një vend tërheqës për investitorët, është bërë shumë, por ka shumë për t’u bërë. Mesatarja e investimeve në katër vitet e fundit është mbi 1 miliardë dollarë. Reformat ishin një mburojë nga kriza. Taksa e sheshtë ndihmoi që mos të binim në recension, mirëpo kriza do vazhdojë sepse është në shumë paleshe. Do e kapërcejë Europa krizën, por do duhet kohë. Nuk është i shpejtë kalimi i saj. Ne do bëjmë gjithcka, nëse arritëm të mos binim në recension i dhamë një shtytje më të lartë zhvillimit ekonomik”, deklaroi kryeministri.

Berisha shtoi se nga ana e qeverisë do jepet mbështetja maksimale ndaj biznesit, pasi iniciativa e lirë është çështje guximi.
Ai premtoi se do të ndihmojë për ngritjen e zyrave ku biznesi i ri të marrë informacionin e duhur, ndërsa kërkoi që akademikët nga ana e tyre të bëjnë përkthime të studimeve më të mira që ofron tregu botëror.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Berisha: Bllokoi integrimin, Zoti e ruajt Shqipërinë nga Edi Rama

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›