E Shtunë, 31 Tetor 2026

5 lojtarë të Realit kundër Murinjos, Gareth Bale vlen 100 mln stërlina

TIRANE-Real Madrid edhe këtë vit, siç duket, do të dirigjojë merkaton e verës, ku natyrisht epiqendra do të jetë trajneri Murinjo. Por duket se më shumë lëvizje do të ketë nëse ai qëndron në Madrid sesa të largohet.

Pesë lojtarë të formacionit titullar të Real Madridit janë kundër trajnerit. 5 yje të ekipit ia kanë bërë të njohur qëndrimin e tyre presidentit Perez që, nëse Murinjo qëndron, ata do të largohen. Dy dihen botërisht, që janë Iker Kasijas dhe Serxhio Ramos. Duke parë këtë situatë, Perez është është penduar aq shumë që ka nënshkruar me Murinjon sa është gati të falë klauzolën në kontratën e tij, në rast largimi në fund të sezonit. Vetë “Special One” deklaroi para ndeshjes me Betisin se nuk është i trishtuar, por as nuk i mungon lumturia në “Bernabeu” dhe se në fund të sezonit do të sqarojë të ardhmen me klubin madrilen.

Ndërkohë, që operacioni për të marrë shërbimet Garet Bejlit të Totenhemit është vështirësuar shumë. Klubi anglez kërkon 100 milionë stërlina në arkën e tij për të lënë të lirë lojtarin. Eshtë ky çmimi i kripur i fiksuar nga presidenti i Spursave, Daniel Levy, i cili synon që të frikësojë klubet që kërkojnë shërbimet e uellsianit, me qëllimin për ta mbajtur lojtarin edhe 1 vit në Angli. Para kësaj shume, edhe Reali i Madridit do të tërhiqej...

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›