Mot kapricoz, 2 ditë shi e 2 ditë diell me luhatje temperaturash
TIRANË-Kapricot e motit do të bëjnë që në këtë fillim jave të marrim me vete cadrat dhe të vishemi pak më trashë, por kjo nuk do zgjasë për shumë.
Kur sot të gjithë kujtuam se për pak nisi plazhi, parashikimi i motit në BalkanWeb shfaq një mot të paqëndrueshëm.
Të hënën dhe të martën vendi do të përfshihet nga presion atmosferik i ulët që do të shoqërohet me shtrëngata e reshje shiu. Për këtë arsye temperaturat do të bien me 5 deri 7 gradë Celsius krahasuar me ditën e sotme.
Kjo kaprico e motit do të zgjasë vetëm 2 ditë, pasi të mërkurën temperaturat do të ngrihen me 8 apo 9 gradë Celsius, duke shënuar maksimalen me 26 gradë Celsius, ndërsa dielli do të shkëlqejë. Në këtë situatë, nuk ju mbetet gjë tjetër vetëm të përgatisni rrobat e verës, por jo rrobat e banjës, sepse në fundjavë do të bjerë sërish shi.
(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Parashikimi i Motit per javen ne vazhdim Parashikimi i motit-Video