E Diel, 1 Nëntor 2026

Maratona e Begradit, e pyesin Daçiçin: Kryeministër, a po fle rehat?

BEOGRAD-Grupet e qytetarëve kanë përdorur maratonën e Beogradit dhe praninë e kryeministrit serb Ivica Daçic për të shprehur pakënaqësinë me propozimin e marrëveshjes në Bruksel për veriun e Kosovës.
Me thirrje nga më të ashprat ata i janë drejtuar kreut të qeverisë që nuk është ndier aspak komod, lidhur me këtë situatë.

Në fillim të ngjarjes sportive, një grup brohoriste “Tradhti, tradhti", ndërsa në fund disa nga ta vrapuan në cak me pankartën ku shkruante: “Nuk do ta japim Kosovën”.

Njoftimin e pjesëmarrësve në maratonë, e ndërpreu mesazhi “U tradhtua Kosova”, ndërsa nga një ndërtesë afër u lëshua një pano me të njëjtën fjali. Serbët akuzonin Daçiçin, pranë të cilit ishte përfaqësuesi i BE-së në Beograd, Vincent Degert, dhe promotori i maratonës - Karl Leëis. Policia ka ndërhyrë duke hequr ato parulla nga ndërtesa.

Pastaj, një serb, për të cilin lëvizja “Nasi” thotë se është anëtar i tyre, Marko N., e ka pyetur Daçiçin “se a mund të flesh rehat”, në ku Daçiç iu përgjigj me “po”!

"A do t’ju pëlqente më shumë t’i dëbojnë (serbët e Kosovës), e pastaj t’i vajtojmë. Ju doni t’i dëbojnë, e të qani për ta. Ti e do Serbinë më shumë se unë?”, e pyeti Daçiçi qytetarin e pakënaqur.

Kryeministri serb tha se do të bëjë gjithçka për të shpëtuar serbët në Kosovës, ndërsa në pyetjen nëse Kuvendi i Serbisë mund ta pranojë atë marrëveshje të përafruar, ai u përgjigj pozitivisht.

"Nëse Kuvendi mendon ndryshe, në qoftë se njerëzit mendojnë ndryshe, le të jetë ashtu”, tha Daçiçi.

Në fund të bisedës Daçiçi i tha Tanjugut se ishte i kënaqur që ai qytetar "ia tha në fytyrë se çka mendon".

Ndërsa, për Blic tha se ky nuk është vend për debate politike, por aktivitete sportive.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›