Megjithatë, vazhdojnë

PDK dhe LDK prapë do të bashkëjetojnë në Qeveri.
Nuk ka zgjatur më shumë se 12 orë lajmi se koalicioni qeveritar po shkatërrohet. Mëngjesi i së premtes i ka zgjuar drejtuesit e këtyre partive me pozicione të njëjta, siç ishin krijuar një natë më parë, por diçka e rëndësishme ndodhi në orët në vijim.
Tensioni ndërmjet partnerëve të koalicionit ka nisur të enjten pasdite, pas lajmeve se LDK për raundin e dytë të zgjedhjeve po lidhë marrëveshje koalicioni me AAKnë.
Por, PDK pretendon se LDK nuk ka të drejtë ta bëjë këtë gjë. Si argument, partneri i madh i koalicionit ofron marrëveshjen për koalicion të janarit të vitit 2007. Në këtë marrëveshje thuhet se PDK dhe LDK në zgjedhjet lokale të vitit 2009 dhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare (obligohen) të garojnë si të vetme dhe pa ndonjë koalicion paraprak.
Burime të Express thonë se kanë qenë diplomatët ndërkombëtarë ata që e kanë shpëtuar koalicionin nga shpërbërja, atëherë kur kjo dukej e pamundur. Shpëtimi ka ndodhur madje qysh në orët e hershme të mëngjesit.
Sipas burimeve, dy udhëheqësit kryesorë kosovarë, Presidenti Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaçi, kanë nisur ditën e punës me një takim me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Christopher Dell.
Burimet shpjegojnë se Ambasadori Dell ka qenë i vendosur për ta ndërprerë çdo diskutim për prishje të koalicionit të nisur një natë më herët.
Në ndërkohë, Ministrat e LDKsë në Qeveri dukej se kishin filluar ti merrnin gjërat e tyre personale nga zyrat duke u përgatitur për largim nga Qeveria.
Kur është larguar Dell nga zyra, Sejdiut e Thaçit u kishte mbetur vetëm të gjejnë formulimet e pranueshme nga të dyja palët (PDK e LDK) për të njoftuar opinionin.
Më pas, Kryeministri Thaçi ka qëndruar për disa orë brenda ndërtesës së Kuvendit duke ecur ndërmjet zyrës së Presidentit dhe asaj të Kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi.
Ai ka dalë nga kjo ndërtesë rreth orës 11 për të shkuar në zyrën e tij.
Pak minuta më pas, në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës është parë të ketë hyrë edhe Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Pieter Feith.
Pas këtyre takimeve, e para që ka lëshuar deklaratën ka qenë Partia Demokratike e Kosovës.
Në të, PDK thotë se mbetet fuqimisht e përkushtuar për stabilitetin funksional të institucioneve qendrore të Republikës së Kosovës dhe procesin e shtetndërtimit.
Sipas PDKsë, Zgjedhjet lokale të 15 nëntorit, të lira, fer dhe demokratike dhe me gjithëpërfshirje, nuk do të mund të ndikojnë në funksionimin e mirë të institucioneve qendrore të Kosovës.
Partneriteti i koalicionit në nivel qendror mbetet i konsoliduar dhe i pacenueshëm e funksional, në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës dhe marrëveshjen e koalicionit deri në zgjedhjet nacionale të vitit 2011, thotë deklarata e PDKsë, sipas së cilës, PDK do të vazhdojë përkushtimin në filozofinë e shtetndërtimit dhe unitetit në prag të procesit të Republikës së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe pritjes së njohjeve të reja dhe proceseve integruese euro-atlantike.
Pak minuta më vonë, Kryesia e LDKsë thirri një konferencë për shtyp ku drejtues të saj lexuan një deklaratë me qëndrimin zyrtar të partisë, të parin qëkur kishin nisur të qarkullonin zërat për prishjen e koalicionit.
Por, paraprakisht, dera e Zyrës së Presidentit është frekuentuar shumë nga zyrtarë të lartë të LDKsë.
Aty është parë të hyjë e dalë Nënkryetari i parë, Eqrem Kryeziu si dhe anëtarja e Kryesisë, Sanije Aliaj. Më vonë në ndërtesë kanë hyrë edhe anëtarë të tjerë të Kryesisë të ardhur nga komunat tjera të Kosovës për mbledhje urgjente.
Nënkryetari Kryeziu ka lexuar deklaratën në të cilën LDK angazhohej për vazhdim të bashkëpunimit me PDKnë në koalicionin qendror.
LDK-ja do të vazhdojë të angazhohet me përgjegjësi për funksionimin dhe zbatimin e obligimeve shtetërore që dalin nga partneriteti në nivel qendror, e që është e rëndësisë parësore për funksionimin e institucioneve qendrore shtetërore të Republikës së Kosovës, Presidencës, Parlamentit dhe Qeverisë, në pajtim me Kushtetutën dhe ligjit, ka thënë Kryeziu.
Në këtë deklaratë, LDK, pavarësisht vërejtjeve të PDKsë, shprehet e vendosur të vazhdojë koalicionet për balotazh të lidhura në disa komuna me partitë tjera opozitare, veçanërisht me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
LDK-ja në balotazh do të krijojë partnerë të ndryshëm lokalë sipas specifikave të secilës komunë, ka thënë Eqrem Kryeziu.
Kur është pyetur se si e vlerëson situatën e krijuar deri në momentin e rikonfirmimit të koalicionit, Kryeziu ka thumbuar me buzëqeshje.
Po ka qenë një aventurë interesante, ka thënë ai.
Sejdiu e Thaçi nuk komentojnë
Presidenti Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaçi nuk kanë dashur të komentojnë rreth turbullirës. Duke dalë nga ndërtesa e Kuvendit, gazetarët e kanë pyetur Presidentin për fatin e koalicionit qeveritar. Pyetni partnerët e koalicionit. Në mënyrën më të mirë të mundshme ata e kanë përgjigjen, ka thënë ai.
Ndërsa Kryeministri Thaçi nuk ka dashur të dalë përtej asaj që është shkruar në deklaratat zyrtare të partive. Deklaratat e dy partive janë valide, ka thënë shefi i Qeverisë së Kosovës.
Tension në Kuvend
Kur u duk se u sqarua gjithçka për koalicionin, tensioni nga zyrat e liderëve politikë u bart në sallën e Kuvendit. Atëherë kur pretendoi se u qetësua gjithçka, në mesditë, Kryeministri Thaçi hyri në seancë të Kuvendit për të prezantuar para deputetëve draftin e buxhetit për vitin 2010. Por një numër i deputetëve te radhët e ulëseve të LDKsë e pengoi kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi për ta prezantuar pikën e rendit të ditës. Krasniqi e përfundoi disi prezantimin e vet, por kur Thaçi doli në foltore, u duk i pamundur vazhdimi i seancës.
Deputeti Fatmir Rexhepi u ngrit në këmbë dhe kërkoi nga Kryeministri që të japë sqarime për situatën e krijuar në 12-orëshin e fundit.
Zoti Kryeministër, çdo vendim do ta respektoj.... shtetin e Kosovës e keni rrëzuar mbrëmë, është dëgjuar të thotë Rexhepi i LDKsë, i cili kandidon për Kryetar të Gjilan dhe ka arritur balotazhin kundër kandidatit të PDKsë, Qemajl Mustafa.
Seanca e Kuvendit të Kosovës në të cilën diskutohej për buxhetin e vitit 2010, e thirrur për orën 10, është shtyrë për dy orë. Pas reagimit të deputetit Fatmir Rexhepi, Kryeparlamentari ka ofruar gjysmë ore pauzë dhe ka kërkuar nga shefat e grupeve parlamentare që ti qartësojnë qëndrimet me deputetët e tyre. Por seanca nuk vazhdoi më. Ajo u shty për të hënën me marrëveshje mes PDKsë dhe LDKsë.