E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Rama te pranoje heqjen e imunitetit

28/10/2010Kryeministri i kerkon PS-se te kontribuoje ne luften kunder korrupsionit

Do te ishim me lart ne renditjen e TIA-s po te mos ishin Leprat

Kryeministri Berisha i beri thirrje dje kryetarit te PS-se Edi Rama te pranoje heqjen e imunitetit me qellim qe ti hapet rruga hetimit te zyrtareve te larte. Berisha e cilesoi kete si nje akt pergjegjesie ndaj qytetarit te thjeshte. Duke iu referuar raportit te TIA-s nje dite me pare kryeministri u shpreh se vendi yne do te ishte rreth 30 vende me lart ne rast se nuk do te ekzistonin praktikat korruptive te Bashkise se Tiranes apo 20-perqindeshi i Leprave sic e konsideroi ai. Ne kete kontekst Berisha i kerkoi Rames qe te kontribuoje ne luften kunder korrupsionit ne radhe te pare duke pranuar heqjen e imunitetit. Shfrytezoj rastin ti bej thirrje zotit Rama kryetarit te Partise Socialiste te pranoje heqjen e imunitetit si nje akt pergjegjesie ndaj qytetarit te thjeshte shqiptar te pranoje heqjen e imuniteteve si nje akt si nje detyrim ndaj te gjithe donatoreve te botes qe e ndihmojne kaq shume kete vend te pranojne heqjen e imuniteteve por edhe ne emer te atij parimi qe eshte me themelori ne te gjitha kushtetutat e botes dhe ne cdo shoqeri te lire te barazise perpara ligjit. Te heqim imunitetet te deshmojme se ne e ndiejme veten te barabarte me qytetaret e thjeshte kur vjen puna te keqperdorimi i fondeve publike dhe qendrimi ndaj tyre - tha Berisha. Nje pike tjeter qe kryeministri preku gjate fjales se tij ishte dhe ligji per financimin e partive i cili ashtu sic tha kryeministri eshte nje ligj i hartuar dhe i kerkuar nga institucionet nderkombetare per te cilin premtoi se do ta votoje sa me shpejt ne parlament. Sikunder ligji per financimin e partive politike do te votohet ne parlament edhe ky eshte nje problem. Ky ligj eshte pergatitur me ndihmen e GRECO-s Keshillit te Evropes. Fatmiresisht aty kane qene perfaqesues te gjitha forcave politike kane rene dakord plotesisht me te - tha Berisha

Detaj

Kerkesa per heqjen e imuniteteve eshte bere qe ne vitin 2005 nga ana e deputeteve te Partise Demokratike por drafti i propozuar eshte refuzuar here pas here nga ana e opozites e cila e konsideron kete ligj si nje arme ne doren e mazhorances per gjueti shtrigash. Gjithsesi heqja e imunitetit per zyrtaret e larte eshte nje kerkese e bere dhe nga institucionet nderkombetare pasi jo ne pak raste imuniteti eshte pare si pengese per hetimin dhe procedimin e njerezve ne instancat e larta te shtetit te akuzuar per korrupsion.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›