Deputetja Felaj kallezim penal per Ajazin
28/10/2010PS mbledh grupin parlamentar Ruci shpreh shqetesimin per situaten ne vend
Bashkeshorti i ministres Bregu kercenoi personalisht ligjvenesen socialiste
Deputetja socialiste Ermonela Felaj do te kallezoje penalisht per fyerje ne Prokurori Namik Ajazin bashkeshortin e ministres se Integrimit Majlinda Bregu. Nje veprim i tille qe pritet te formalizohet gjate dites se sotme nga ana e deputetes socialiste Felaj vjen pas kercenimeve personale ne adrese te saj nga ana e zotit Ajazi. Keshtu gjate dites se djeshme grupi parlamentar i Partise Socialiste ne mbledhjen e tij te radhes u njoh me nje akt te tille ku ishte vete deputetja Felaj ajo qe informoi lidhur me kete perplasje. Burime prane grupit kuvendor socialist bene me dije se Felaj ka sqaruar gjate fjales se saj se ajo eshte sulmuar me shprehje kercenuese nga Ajazi ne nje nga lokalet e kryeqytetit. Ajazi e ka kercenuar ate personalisht dhe familjarisht per shkak se ne daljet publike te forces politike qe perfaqeson e ka akuzuar ate per perfitime te paligjshme te koncesioneve per shkak te lidhjes bashkeshortore me ministren e Integrimit Majlinda Bregu. Nderkohe mesohet se po gjate ketij takimi ka qene kreu i grupit kuvendor te PS-se Gramoz Ruci qe ka shprehur shqetesim mbi situaten aktuale ne vend. Kjo duke iu referuar vrasjes se kryetarit te komunes Terthore Veseli perplasjeve mes deputeteve socialiste dhe demokrate gjate mbledhjes se djeshme ne Komisionin parlamentar te Ligjeve. Po keshtu ne kete mbledhje ligjvenesit socialiste diskuan dhe mbi rendin e dites se seances se sotme parlamentare. Mesohet se gjate diskutimeve ne 60-minuteshin e lire te punimeve ne Kuvend deputetet socialiste do te kerkojne sqarimin e votimit per rastin Beqja. Ne rezultatin perfundimtar te shpallur nga kryeparlamentarja Jozefina Topalli pozita arriti qe te siguroje 70 vota ne votimin ne Kuvend mbi kete ceshtje. Nderkohe opozita arriti 69 vota kunder mazhorances pa llogaritur voten e pavlefshme te Fatmir Tocit. Per kete arsye sot socialistet do te kerkojne shtimin ne tabele te votes se deputetit Toci. Paulin Sterkaj Dritan Prifti Shpetim Idrizi dhe Dashamir Tahiri mbanin ne dore numrat e mazhorances. Te kater nuk e votuan heqjen e mandatit. Tre te paret dhane voten kunder ndersa Tahiri abstenoi. Surprize ka qene vota e deputetit te LSI-se Lefter Koka i cili abstenoi duke i hequr mazhorances voten e vetme qe i jep superioritet numerik ne Kuvend. Dergimi i raportit te miratuar ne Parlament per ne Gjykaten Kushtetuese per ti kerkuar heqjen e mandatit te deputetit Ilir Beqja u sigurua vetem fale bllokimit te sistemit te votimit te deputetit te PS-se Fatmir Toci. Edhe pse ishte prezent qe nga minuta e pare ne sallen e Kuvendit ne castin e votimit per raportin sistemi elektronik nuk ka funksionuar.
Vendimi i grupit parlamentar socialist
Ligjvenesit socialiste do te kerkojne ne seancen e sotme parlamentare penalizimin e deputetit te Partise Demokratike Edi Paloka. Ne punimet parlamentare qe zhvilloi komisioni parlamentar i ligjeve deputeti Paloka leshoi nje sere fyerjesh ne adrese te deputetit socialist Saimir Tahiri. Per kete arsye deputetet e grupit kuvendor te PS-se gjate diskutimeve ne mbledhjen e djeshme te grupit parlamentar vendosen qe te kerkojne ne seancen e sotme parlamentare perjashtimin per dy jave nga punimet e ketij institucioni te deputetit Paloka per shkak te fyerjeve personale qe ky i fundit ka adresuar ndaj kolegut socialist Tahiri.
Qendrimi i PS-se
Sekretari per Ceshtjet Ligjore ne PS Fatmir Xhafaj ne reagimin zyrtar qe beri per ceshtjen Beqja tha se sipas interpretimit te Kushtetutes qe ka bere Gjykata Kushtetuese nisma politike personale e ciftit Berisha-Topalli eshte rrezuar. Inkuizicioni politik hakmarrja e verber ndaj kundershtarit te tyre socialist deputetit te Shkodres ne vecanti dhe gjithe opozites ne pergjithesi eshte rrezuar dhe eshte nul. Plot nje vit me pare vendimi me numer 29 date 21 tetor 2009 ne rastin e ankimimit te nje kandidati per Gjykaten e Larte rrezuar me votim nga Kuvendi i Republikes se Shqiperise jep kete interpretim Vendimi i Kuvendit miratohet kur per te kane votuar pro jo me pak se gjysma plus nje e anetareve qe jane te pranishem u shpreh deputeti i PS-se Xhafaj.