Berisha-Rames Te heqim imunitetet e deputeteve
Kryeministri Sali Berisha ia delegon faturen e zeze te korrupsionit ne klasifikimin boteror te Transparency International Bashkise se Tiranes. Duke shfrytezuar mbledhjen e qeverise Kryeministri sqaroi se vendi do te kishte nje renditje shume me te mire ne indeksin e luftes kunder korrupsionit nese Bashkia e Tiranes nuk do te kishte procedura dhe afat te tejzgjatur per lejet e ndertimit. Por kritikave Kryeministri Berisha u ka bashkangjitur edhe ftesen per liderin e Partise Socialiste Edi Rama per heqjen e imuniteteve. Per fatin e keq ne kemi ndeshur murin e opozites e kreut te opozites qe vetem nje jave me pare deklaroi se lsquonuk ka vlere imuniteti dhe se jam pa imunitet. Nuk personalizohen gjerat. Standardet nuk kane synime personat as kryetarin e bashkise as Kryeministrin. Ky koncept eshte i gabuar. Standardet kane te bejne me praktika te pergjithshme. Ndaj dhe nje here shfrytezoj rastin ti bej thirrje zotit Rama kryetarit te Partise Socialiste te pranoje heqjen e imunitetit. Te heqim imunitetin te deshmojme se ne e ndiejme veten te barabarte me qytetaret e thjeshte kur vjen puna te keqperdorimi i fondeve publike dhe qendrimi ndaj tyre tha Berisha. Ne mbledhjen e qeverise Kryeministri Sali Berisha u ndal vetem te permiresimi i pozicionit te Shqiperise me tete vende ne klasifikimin e Transparency International per luften kunder korrupsionit. Duke e cilesuar kete si nje sukses te ri te qeverise Kryeministri Berisha tha se kjo ishte rezultante e transparences dhe reformave te ndermarra dhe se do te mbetet prioriteti kryesor i qeverise shqiptare.