Grupi i PS-se kerkon perjashtimin e Palokes per 2 jave
Deputetet e opozites diskutojne para seances
Grupi parlamentar i Partise Socialiste pritet te kerkoje perjashtimin per 15 dite te deputetit demokrat Edi Paloka nga pjesemarrja ne punimet e Kuvendit te Shqiperise. I mbledhur dje ne mesdite trupa e deputeteve socialiste ka trajtuar situaten e rende te krijuar ne Komisionin parlamentar te Ligjeve mes Edi Palokes dhe Sajmir Tahirit. Degradimi i debatit politik drejt fyerjeve dhe sharjeve personale ka sjelle idene e nje ndjekjeje te ceshtjes ne rruge institucionale dhe qe minimalisht do te kerkonte ndeshkimin disiplinor te deputetit demokrat Paloka.