Protestojnë serbët, "duam siguri në veri"

Rreth 200 serbë në veri të Mitrovicës po protestojnë në këto momente kundër tensioneve të fundit që po ndodhin në këtë pjesë të Kosovës.
Ata po akuzojnë shqiptarët e jugut që po gjuajnë me armë zjarri në veri dhe po shkaktojnë frikë te banorët.
Protesta për momentin është e qetë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Besim Hoti, ka deklaruar për Indeksonline se, një grup serbësh janë mbledhur në veri të Mitrovicës dhe po kërkojnë siguri./Indeksonline/