E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha-Rames Demi u be voto tre ligjet e integrimit

Kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje kreut të PS-së Edi Rama të votojë 3 ligjet e kërkuara nga Brukseli për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.
Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Berisha theksoi se edhe pse tashmë vendi e ka humbur shansin për marrjen e statusit, procesi i integrimit është i gjatë dhe është i nevojshëm bashkëpunimi i opozitës.

“I bëj thirrje Ramës të votojë tre ligjet pavarësisht se dëmin e ka bërë dhe dëmi është i pariparueshëm. Dua të informoj qytetarët se mesazhi që dërguam në Bruksel është negativ. Kur ju nuk votoni për veten tuaj pse të votojmë ne për ju. Megjithatë procesi i integrimit është një proces i gjatë dhe kështu i bëj thirrje që në nderim të 100-vjetorit dhe në reflektim për dëmin që i bëri vendit të votojë 3 ligjet e kërkuara”-tha Berisha.

Berisha për buxhetin: Mbështet punësimin
Në mbledhjen e sotme të grupit PD kryeminsitri u ndal gjatë edhe në miratimin e buxhetit 2013. Në nisje të fjalës së tij shefi i qeverisë theksoi se ky buxheti më i madh në histori, pavarësisht nga kriza që ka pllakosur ekonominë e botës. Ky buxhet sipas tij shkon direkt në interesat qytetare, duke mbështetur krijimin e vendeve të reja të punës, falë investimeve.
“Mbi 720 milionë dollarë për rrugë, shkolla, ura ujësjellësa, kanalizime etj. këto investime do krijojmë mijëra vende pune dhe ky është qëllimi më madhor i reformave dhe përpjekjeve tona”- u shpreh Berisha.

Edhe këtu Berisha iu referua kundërshtimit të buxhetit të 2013-ës nga ana e opozitës në Parlament.
“Është e dhimbshme që kjo opozitë nuk paraqiti një amendament të vetëm për buxhetin. Këtej shpall gjithë ditën statistikat e Ramiz Alisë këtej ka zero alternativa për krijimin e vendeve të punës. Mirë do ishte ta votonin por ata kanë kundërshtuar të gjitha rritjen e rrogave të pensioneve. Kanë qënë kundër ndërtimit të rrugës së kombit” theksoi Berisha.

Ai gjithashtu akuzoi kreun e PS-së, Rama se po bën përpjekje për të mbrojtur Enver Hoxhën dhe përdor si justifikim ngritjen e busteve. Sipas tij Kreu i Opozitës duhet t’u këkrojë të falur shqiptarëve për krimet e diktaturës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›