E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha-Ramës: Integrimi dhe vizat interesa mbipartiake

I ndodhur në Gjokaj të Vorës në një inagurim, Berisha tha se integrimi i Shqipërisë është mbi interesa personale.

"Vendimet e Bashkimit Europian i dhanë përgjigje Ramës. Vizat dhe procesi i integrimit është çështje mbipartiake”, theksoi kryeministri Berisha. Ai tha më tej se përpjekjet e udhëheqësit socialist janë të pa ndershme, ndaj e ka ftuar që të bëhet pjesë e këtij procesi. Kreu i Qeverisë inauguroi ujësjellësin dhe rrugën kryesore të fshatit Gjokaj në Bashkinë e Vorës, një investim me vlerë 79 milionë lekë.

"Qeveria po realizon premtimin për liberalizimin e vizave", tha Kryeministri Berisha në  takimin me banorët e fshatit Gjokaj, duke shtuar se "këto momente historike duhet të bashkojnë çdo shqiptar".
    
Kryeministri theksoi se "Bashkimi Europian vendosi në unanimitet t'i hapë derën integrimit të plotë të Shqipërisë", ndërsa vlerësoi se "kjo ngjarje historike është një besim dhe detyrim i madh për vendin". Në këtë drejtim, Kryeministri siguroi se "Qeveria do të bëjë çdo gjë për të përmirësuar jetën e qytetarëve shqiptarë dhe për t'u siguruar atyre lëvizjen e lirë".
   
 "Jeta e qytetarëve shqiptarë bëhet evropiane atëherë kur ata të kenë rrugë të asfaltuara, ujë dhe kanalizime, shkolla dhe shërbim shëndetësor të njëjtë me qytetarët evropian, si dhe të marrin investime dhe të kenë punësim", tha Kryeministri Berisha.
    
Sipas tij, "me heqjen e vizave secili qytetar shqiptar fiton një status të ri dinjitoz, një status të vërtetë evropian". Pranimi i kërkesës së Shqipërisë për statusin e vendit kandidat, sipas Kreut të Qeverisë, u arrit në sajë të reformave të gjithanshme, si dhe realizimit të zgjedhjeve sipas standardeve ndërkombëtare".

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›