E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përgjaket Pakistani, 16 të vdekur dhe 20 të plagosur

Qyteti i Peshauarit kohët e fundit është kthyer në një shënjestër të al-Kaidës, e cila ka shtuar ndjeshëm numrin e sulmeve në të gjithë vendin.

 Ky është atentati i tetë brenda një muaji në kryeqytetin e provincës veriperëndimore në zonat fisnore, ku ushtria është angazhuar në një ofensivë kundër bastioneve të talebanëve.
     
"Një kamikaz tentoi të futej në pallatin e drejtësisë dhe kur personeli i sigurisë ka dashur ta arrestojë, ai ka shpërthyer bombën që mbante në trup'', theksoi për gazetarët në vend shef i administratës së qytetit.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›