E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Rames Jete te lumtur vizat kurora e shndritshme

Zgjedhje te parakohshme Berisha Do ti fitoj edhe ato te 2017-s. Heqja e vizave Berisha Liria shqiptare behet liri evropiane.

Per Kryeministrin Sali Berisha zhvillimet e fundit brenda ne Kuvend nuk kane cenuar shumicen qeverisese qe sipas tij eshte shume solide. Madje theksoi Berisha kete po e verteton duke permbushur ne nje kohe te shkurter premtimin e saj madhor levizjen e lire te qytetareve brenda hapesires Shengen. Duke folur pasi vizitoi dje panairin nderkombetar Vjeshte 2010 kreu i qeverise u shpreh se rritja ekonomike ne vend po vazhdon te jete e larte pavaresisht krizes globale. Sipas Kryeministrit Berisha eksportet shqiptare jane rritur me 62 vetem brenda 9 muajve te pare te ketij viti. Ky per Berishen eshte treguesi me i mire i situates ekonomike ne vend pavaresisht perpjekjeve te opozites per te sjelle nje tjeter panorame. Ai beri te qarte se skaneri me i mire i zhvillimit ekonomik te vendit eshte bere se fundmi nga prestigjiozja Forbes. Por ai ka bindjen se per aktin madhor te vizave gezohen edhe zemerthyerit. Asgje nuk mund te prishe aktin madhor historik te shumepritur prej shekujsh nga shqiptaret. Po ju them se vizat jane nje nga arritjet me madhore te shqiptareve qe nga pavaresia e tyre. Vizat jane misherim i asaj qe projektonte Sami Frasheri. Vizat jane nje rivendosje e plote e dinjitetit te qytetareve shqiptare ne raport me lirite evropiane. Pas ketij akti liria shqiptare behet liri evropiane. I pyetur nga gazetaret per kritikat e shprehura per situaten politike nga komisioneri per Zgjerimin Stefan Fule Kryeministri Sali Berisha deklaroi Vizat jane nje nga arritjet me madhore te shqiptareve qe nga pavaresia e tyre. Vizat jane misherim i asaj qe projektonte Sami Frasheri. Vizat jane nje rivendosje e plote e dinjitetit te qytetareve shqiptare ne raport me lirite evropiane. Pas ketij akti liria shqiptare behet liri evropiane. Sipas tij ky akt eshte kurora me e shndritur e perpjekjeve te shqiptareve per integrimin ne BE. Ne kete kontekst Kryeministri shenjoi opoziten duke kembengulur Ata te cilet duan te mbeten zemerthyer nga ky akt dhe sapo moren vesh qe po behej shpallen protesta une i ftoj qe te gezohen. Por lidhur me zgjedhjet e parakohshme Kryeministri Berisha beri me dije se ai pretendon te fitoje zgjedhjet edhe per dy mandate te tjera qeverisjeje. Ju flisni per 2013-n kurse une mendjen e kam tek 2017-a - tha zoti Berisha. Ne kete kontekst Kryeministri theksoi se mazhoranca eshte me e forte se asnjehere. Dhe kjo mazhorance ju garantoj se brenda nje kohe shume te shkurter realizon premtimin e saj me te madh te ketij 4-vjecari realizon levizjen e lire te shqiptareve. Kjo mazhorance beri qe me reformat e veta ti jape ekonomise shqiptare impaktin zhvillimin me te madh ne tere historine e saj. Kjo mazhorance eshte mazhorance e integrimit dhe e suksesit - nenvizoi Kryeministri Berisha. Ikjen e deputeteve Dritan Prifti dhe Paulin Sterkaj nga mazhoranca Kryeministri e komentoi ne kete menyre Une sot po flas ketu per suksese ekonomike boterore. Problemi eshte i thjeshte hiqini syzet e thashethemnajes mediatike dhe shihni projektoret e realitetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›