Fule Mbeshtetje per vizat dhe integrimin

Haxhinasto - Fule diskutohen proceset integruese. Fule mbeshtetje per vizat dhe integrimin e BE-se.
Qeveria shqiptare siguron Brukselin se nuk do te ndale progresin ne drejtim te reformave integruese te vendit. Ne kuader te vizites ne Bruksel ministri Haxhinasto pati nje takim me komisionerin Stefan Fule ku u diskutua per procesin e liberalizimit te vizave si dhe progresin e vazhdueshem ne realizimin e reformave per nje integrim sa me te shpejte ne Bashkimin Evropian. Ne kete takim z. Haxhinasto falenderoi z. Fule per mbeshtetjen e tij te vazhdueshme per liberalizimin e vizave nga e cila do te perfitojne te gjithe qytetaret shqiptare. Po ashtu z. Haxhinasto siguroi komisionerin Fule se nga ana e qeverise po ndermerren te gjitha masat e nevojshme per te informuar publikun shqiptar per rregullat e levizjes ne zonen Shengen. Ne takim bashkebiseduesit shkembyen mendime per ecurine e procesit te integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Z. Haxhinasto theksoi vullnetin dhe perkushtimin e qeverise shqiptare ne realizimin e reformave te ndermarra me synim realizimin konkret te ketij objektivi madhor per Shqiperine. Ne vazhdim te dialogut per zhvillimet politike ne Shqiperi Ministri Haxhinasto siguroi komisionerin Fyle per vullnetin e plote te mazhorances qeverisese per te pasur nje dialog institucional sipas parimeve kushtetuese per te adresuar ceshtje te transparences dhe reformes zgjedhore. Gjithashtu ministri Haxhinasto nenvizoi faktin se tashme prej kohesh i eshte bere oferta opozites qe te angazhohet ne nje proces normal politik si dhe per te siguruar ne kohe permiresimin e Kodit Zgjedhor bazuar ne rekomandimet e OSBE-ODIHR-it. Nga ana e tij komisioneri Stefan Fule shprehu mbeshtetjen e Brukselit per liberalizimin e shpejte te vizave dhe shqyrtimin e statusit te Shqiperise per vendin kandidat per ne Bashkimin Evropian. Gjate qendrimit ne Bruksel ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto ne takimet qe zhvilloi me europarlamentaret mori garancine se procesi integrues i vendit do te mbyllet pozitivisht per Shqiperine dhe shqiptaret.