E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD Rames liro Tiranen nga kthetrat e mafias

Aferat e ndertimit Halimi Rama nuk i shpeton dot ligjit. shte koha qe drejtesia te veproje.

PD akuzoi dje kryetarin e Bashkise se Tiranes Edi Rama se po perpelitet te shpetoje nga pergjegjesia e qarte dhe e plote pas shperthimit te skandalit te 20-perqindeshit me projektin e godinave 35-kateshe tek liqeni. Sipas PD-se eshte koha qe drejtesia te veproje ndaj abuzimeve te kryebashkiakut Edi Rama ne kundershtim te plote me ligjin. Permes deputetit demokrat Eduard Halimi PD-ja denoncoi kercenimin qe Rama beri dy dite me pare permes Prokurorise se Pergjegjshme per akuzat e fundit. Zoti Rama permendi si neper dhembe prokurorine nderkohe qe publiku pret me padurim qe ai te jape nje shpjegim per rolin e tij ne kontraten 100 milione euro te Leprit e cila pastaj u shnderrua ne grataciela te frikshme ne vendin me terheqes te Tiranes - u shpreh deputeti i PD-se. Sipas Halimit Asnje debat artificial dhe as shpifjet e radhes qe fabrikohen ne zyrat e Partise se Bashkise nuk mund te shkepusin vemendjen tone dhe te qytetareve nga skandali me i madh dhe me i provuar ne keto 20 vjet. Ne - tha Halimi - kerkojme hetimin e shpejte dhe transparencen e plote te kesaj afere qe ka nga prapa qindra milione euro te pista. Prokuroria duhet te nise menjehere ceshtjen jo vetem ndaj sekserit te 20-perqindeshit por edhe ndaj kryetarit e Bashkise se Tiranes i cili eshte perfituesi kryesor i kesaj afere te paster korruptive. Eumlshte koha qe ky kancer i cili bren pa meshire interesat e qytetareve te Tiranes te goditet mu ne zemren e tij. Edi Rama eshte strumbullari i korrupsionit ne Shqiperi dhe nje nder kampionet e ketij fenomeni ne kontinent - deklaroi ai. Halimi beri te qarte se ka ardhur koha qe drejtesia te veproje per ta cliruar njehere e pergjithmone Tiranen nga kthetrat e ketij klani mafioz qe zbaton prej shume vitesh filozofine e shemtuar te 20-perqindeshit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›