Berisha Rames Mos fyej qytetaret duke u sjelle si rilindas
Gjatë një takimi elektoral në Kuçovë, Kryeministri Berisha pohoi se heqja e vizave me Amerikën nuk është vetëm një premtim që ka të bëjë me zgjedhjet. Ai pohoi se vendim mik, tashmë ka nisur puna për këtë.
Heqja e vizave me SHBA-në nuk është vetëm një ëndërr. Kryeministri Berisha pohoi nga Kuçova, se shqiptarët kanë në Amerikë miq që po punojnë për të kthyer këtë ëndërr në realitet. “Sot jam tek ju për tu dhënë fjalën se katër vitet që vinë me deputetin tuaj do bëjmë gjithçka për të ndërtuar në Kuçovë infrastrukturën më moderne. Në pak vite u bëmë anëtarë të NATO-s, aleancës më të fuqishme të kohërave, së bashku me përpjekje të mëdha firmosëm me BE kontratën historike të stabilizim asociimit, së bashku me punën tonë, përkushtimin tonë ne ia dolëm të bindim mbarë Europën se meritonim plotësisht të lëvizim të lirë. Së bashku ia dolëm të meritojmë statusin e kandidatit, ndaj le të vazhdojmë përpara për statusin, hapjen e negociatave, Shqipërinë e integruar në BE. Të vazhdojmë përpara përpjekjen tonë fisnike për të liberalizuar vizat me vendin mik të Shqipërisë, SHBA. Në këtë vend ne kemi miqtë më të mëdhenj, që na duan, respektojnë dhe punojnë për ne, që të lëvizim të lirë në vendin e tyre”, garantoi Kryeministri. Kandidatët për deputetë të socialistëve, Berisha i krahasoi me një bandë që s’kanë asnjë lidhje me rilindësit. “I kërkoj zotit Rama të mos fyejë qytetarët shqiptarë kudo që janë brenda dhe jashtë kufirit, ke ngritur në autobusin mavi një bandë dhe e krahason atë me rilindasit. Do t’u paraqesësh Beratit ti Fidelin. Mos lëndo shqiptarët. Çfarë e lidh Kokëdhimën me Naim Frashërin, Tom Doshin me Ndre Mjedën? Këtë emërtim mund ta bësh vetëm ti për shkak të trashëgimisë sate, etërit tuaj urrenin rilindjen. Ti kërkon ti poshtërosh për së vdekuri ata”, vuri në dukje Berisha. Sipas kreut të demokratëve, i vetmi synim i Ramës është rilindja e bllokmenëve hoxhistë. “Thirrja ime është për çdo qytetar shqiptar, zotëria, shoku me rilindjen e bllokut hoxhist nënkupton rilindjen e etërve të tij, por ajo është një e shkuar që nuk kthehet më. Ju ftoj të shkojmë shumicë, fitimtar në zgjedhjet e 23 qershorit. Të votojmë për rrugën tonë drejt BE, për vokacionin tonë perëndimor”, apeloi Kryeministri. I
sh-socialisti Lefter Maliqi, tashmë në rradhët e demokratëve, akuzoi gjithashtu Ramën se ka tradhtuar të majtët, ndaj ftoi socialistët që të mbështesin alternativën e djathtë. Duke u fokusuar në sukseset e qeverisë së tij, Kryeministri Berisha pohoi se në pak vite rrogat dhe pensionet u rritën disa herë. Sot mësuesja merr 20 rroga më shumë sec merrte në vitin 2005, tha Berisha, ndërsa fermerët marrin 13 pensione më shumë se 6 vjet më parë. Ai u zotua të rrisë numrin e turistëve në zonën e Kuçovës e të Beratit, duke e çuar atë në 900 mijë vizitorë.