E Diel, 1 Nëntor 2026

Celebrohet martesa e pare mes nje cifti homoseksualesh ne France

Pavarësisht protestave dhe reagimeve të shumta në Francë do të celebrohet martesa e parë mes një cifti homoseksualësh. Vinsent dhe Bruno do të jenë të parët që do të përfitojnë nga ligji që legalizon martesat dhe adoptimet për ciftet të të njëjtit seks.

Eshtë gjithcka gati në Montpeliër të Francës për martesën mes Vinsentit dhe Brunos. I pari cift homoseksualësh që do të martohen në vend pas hyrjes në fuqi të ligjit që e bën të mundur këtë.
Por dy të rinjtë, të cilët kanë dalë në një konferencë për shtyp kanë deklaruar se vëmendja dyger rë përqendrohet tek të drejtat që garanton ligji dhe jo tek martesa e tyre.

“Nuk jemi ne simboli. Por është vetë ligji, barazia, të gjithë personat që kanë luftuar që ky ligj të ekzistojë në Francë.
Shpresojmë të kemi së shpejti një familje. Është e qartë. Është një dëshirë që e kishim secili individualisht, pa qenë ende një cift. Ligji që na lejon të martohemi, na lejon edhe të adoptojmë kështu që është një hap që do vijë.”

I hyrë në fuqi në 18 maj, ligji kundërshtohet ende fuqishëm. 150 mijë persona kanë manifestuar të dielën e kaluar duke degjeneruar në përplasje të dhunshme me forcat e policisë. Kundërshtarët e këtij ligji premotjnë betejë edhe pse martesa ndërmjet homoseksualëve tashmë është një realitet dhe në Francë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›