Berisha-Ramës: Mos provo të njëjtin skenar si në 21 janar

Kryeministri Berisha i ka bërë apel kryetarit të PS-së Edi Rama të mos provojë të njëjtin skenar si në demonstratën e 21 janarit, në protestën e paralajmëruar të së premtes.
Në mbledhjen e komitetit të planifikimit të strategjive kryeministri Berisha ka deklaruar sërish se nëse do të tregohet sërish dhunë në protestën e së premtes atëherë përgjigjja do të jetë fatale si për kreun e opozitës Rama ashtu edhe ndjekësit e tij.
Gjithashtu kryeministri Berisha duke akuzuar sërish kryeprokuroren Ina Rama se punon me dy standarte theksoi se ajo liroi Gjin Ndreun dhe kërkoi të arrestohen gardistët.
"Ina Rama kërkoi ndjekje në gjendje të lirë ndërkoi që kërkoi arrestimin e gardistëve” theksoi Berisha duke shtuar se kryeprokurorja Rama është zhytur në ujra shumë të turbulla.