E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cila dhune ishte legjitime

Pas ngjarjeve te se premtes 21 janar ku protestuesit u shtypen brutalisht prej nje shteti revanshist ata qe kane qene me te zeshmit neper media kane qene dashnoret e paqes me cdo kusht.


Dje dhe sot analiste te ndryshem opinioniste njerez te medias politikane gazetare e nderkombetare kane riperseritur formulen e tyre bajate kane denuar dhunen duke e denoncuar ate cka ndodhi si shfaqje te kafsherise e prapambetjes qytetare te shqiptareve ketij populli te pamesuar me demokraci e me institucionalizem ketij populli iskariotesh qe na e shitkan Mesine kryeministrin apo ke per 20 a 30 mije leke.


Me lejoni te shpreh bindjen time bindje e formuar in situ se ajo cka ndodhi ne 21 janar ne Bulevardin Deshmoret e Kombit ishte ne fakt nje prej shfaqjeve me gjenuine te demokracise ishte nje prej momenteve me te sinqerta politike te ketyre 20 vjeteve te fundit ishte nje akt sublim.


A do te perpiqen ta instrumentalizojne kete akt Berishet Ramet e letyrat si Meta - po patjeter. A duhet ti leme ta bejne kete Jo ne emer te logjikes ne emer te nje populli anonim qe tashme eshte lodhur me alternativat boshe e tashme kerkon te zgjidhe hallet e veta me mjetet e veta.

Shumekujt mund ti tingelloje patetike ajo cka kam shkruar me siper se ne fakt shumekush e ka stervitur mendjen vetem brenda kafazit te gjuhes korrekte te gjuhes se drunjte permes se ciles smund te shprehet as deshira per ndryshim e jo me ndryshimi.


Per ata po perpiqem te argumentoj edhe nje here ate qe ne fakt sdo te duhet te kishte nevoje ta argumentonte kush po perpiqem te tregoj me pak fjale se cka qe dukshem e bardhe e cka qe dukshem e zeze ne segmentin Piramide - Kryeministri.


Le ti kthehemi qendrimeve te aktivisteve paqesore anti-popull. Nje pjese e mire e tyre sjell argumentin banal se ne demonstrate nuk ishte populli por njerez te Partise Socialiste. Prej tyre eshte hedhur dhe ideja se keta anetare na qenkan sjelle nga rrethet e ne fakt kane qene mercenare te paguar per te ushtruar dhune te droguar kokepalare kontingjent krimi etj.


Do te mjaftonte te thosha se kam qene vete mes protestuesve nuk kam qene kurre anetar i PS-se kam qene dhe jam kritik ndaj elites se kesaj partie perfshi dhe Ramen nuk kam marre kurre pare prej tyre nuk kam marre substanca te premten nese per marreveshje vendosim qe gazin lotsjelles ta vecojme prej substancave nuk kam histori kriminale e higjienen e kokes e kam pasur te nivele te mira qe prej femijerise.


Natyrisht qe per ta sjelle diskutimin ne shina logjike do te mjaftonte te deshmoja te kunderten e asaj qe pretenduan analistet e politikanet pacifiste do te me mjaftonte te tregoja se shume prej njerezve te pranishem nga fillimi deri ne fundin e protestes ishin si une njerez qe i njoh e nje pjese i kam miq.


Mirepo gjeometria e logjikes nuk eshte nje arme qe mund te perdoret ndaj Berishes Metes Bashes Patozit Olldashit e nje trume servilesh mediatike.


Qellimi i tyre eshte te tregojne se aty ne turme na paska pasur edhe fatkeq njerez qe kane ardhur pse PS-ja u paska premtuar nje vend pune njerez te pashkolle njerez qe vijne prej shtresave me te uleta shoqerore qe jane veshur keq qe u mban ere alkool goja qe nuk kane frike nga burgu etj. ... Me lejoni qe tua vertetoj hipotezen te nderuarve qeveritare e sejmeneve te tyre.


Po zoterinj shumica e njerezve qe u perballen dje trup me trup me shkopinjte e gomes me bresherite e plumbave ah po natyrisht kjo qe montazh pastaj e ka dhe rregullorja... ishin te tille plebej prole nenklase pabuksa kokepalare quajini si te doni. Por pikerisht kjo turme te pashpresesh ia jep legjitimitetin gjithe ngjarjes se djeshme.


Ta lesh nje popull ne kete fare derexheje ta lesh pa pune pa buke pa shkolle pa kushtet minimale te jeteses ta kthesh popullin ne nje mase te pashpresesh qe eshte gati te vritet edhe per nje premtim kaq te zbehte sa ai i Rames do te thote se e meriton gjykimin dhe ndeshkimin e ketij populli. Te jete i sigurt tirani i Tiranes se po te ishin ne pune ata njerez po te kishin kushte per familjet e tyre po te kishin shkolla shendetesi liri e mbi te gjitha po te shihnin se shoqeria e ligjet e saj funksionojne nuk do te kish pasur dhune te premten.


Kjo eshte e verteta dhuna e te premtes nuk ishte e nxitur prej shqetesimeve estetike te parise socialiste nuk ishte dhune e te bukurave sinjorina qe dalin e flasin prej podiumit roze as dhune e cunave trendi qe shqetesohen se pse Berisha eshte kaq katundar apo pse PD-istet vishen e sillen keq. Dhuna e te premtes lindi prej se drejtes se popullit per kryengritje kryengritje ndaj nje tirani qe tashme ne menyre rutinore e shkel kontraten sociale.


Mosdenimi i fajtoreve per masakren e Gerdecit perplasja para syve e korrupsionit qe kjo qeveri e ka kthyer ne rutine dhe e mbron standardet e shumefishta te drejtesise papunesia dhe degjenerimi i ekonomise se familjeve shqiptare i vendosur perballe lulezimit e begatise se firmave te huaja qe per pronare kane bijte e bijat bashkejetuesit e kuneterit e qeveritareve me nje fjale pabarazia ekstreme ka qene shkak i kesaj dhune.


A ka nevoje te shtrohet pyetja nese nje komb ka apo jo te drejte te gjykoje e te ndeshkoje nje zyrtar publik te rangut me te larte kur ky prapa maskes se vet te hipokrizise vepron kunder vete kombit Kur ky i shtyp bashkeqytetaret me vete autoritetin qe ata ia kane dhene per ti mbrojtur Kur ky e shnderron ligjin ne nje instrument dhune e kur kontrollon me dore te hekurt cdo pushtet duke shkaktuar ne menyre direkte keqfunksionimin e drejtesise qe nen Berishen ska mberritur te meritoje emrin qe mban.


Nuk ka kuptim te shtrohet kjo pyetje. Nese populli detyrohet ti drejtohet te drejtes se vet per kryengritje atehere natyrisht qe fillon dhuna natyrisht qe ky popull shfaqet ne gjendje te natyrshme perballe tiranit. Tirani nuk mund te kerkoje me funksionimin e kontrates sociale ligjit apo kushtetutes perballe kryengritjes popullore sepse kjo kryengritje lind pikerisht kur ai e shkel kete kontrate.

Mungesa e udheheqjes socialiste ne balle te revoltes vetem sa ia shton meriten revoltuesve. Ne fakt te premten si rralle ndonjehere eshte vene re se populli ka detyruar eliten e opozites qe ti vije nga pas. Tre deklaratat e Rames kane nje pershkallezim interesant.


E para e dhene diku rreth ores 1700 vijonte te ruante nje gjuhe korrekte te kastruar qe bente thirrje per largim nga sheshi e qe delegjitimonte dhunen a thua se njerezit dolen ne shesh per te perkedhelur Berishen. E dyta ishte pak me realiste dhe u denoncua burimi i vertete i dhunes qeveria.


E treta dhene ne mesnate ishte ne perputhje me ngjarjen dhe i dha asaj zerin qe meritonte. Jo se pritet ndonje gje prej Rames tani atij i mbetet vetem te vendose Partine Socialiste ne sherbim te demonstruesve se e kunderta sndodh dot me po natyrisht qe nuk mjafton nje deklarate per te lare duart me derexhene ku eshte degdisur Shqiperia autor i se cilit eshte edhe ai vete ne menyre implicite e eksplicite.

Por e kane tejet gabim ata qe synojne te kthejne shenjestren e kritikes drejt Rames sa i perket revoltave qofte per hir te paanshmerise apo per hir te kushedi cilit trill te korrekteses. Sot pasi u vrane kater shqiptare prej shfaqjes fashiste te nje shteti te papergjegjshem dihet se kush i meriton kritikat.


Ngjarjet nuk dihet si marrin ne ditet ne vijim revoltat natyrisht do te vazhdojne me ose pa miratimin e partive sepse nuk negociohet me ate qe urdheron policine te vrase demonstruesit - e natyrisht qe ai vete nuk iken se ka ndermend te organizoje miting kunder te drejtes se popullit per te demonstruar. Por ajo cka ndodhi ne 21 janar ne Tirane ka vlere pedagogjike ajo i meson te gjitheve se Shqiptaret dine ende te protestojne e te luftojne.


Edhe pse fatkeqesisht vetem kur u shkon thika ne palce. Le ta mesojne kete te gjithe ata qe pretendojne te marrin pushtetin po shtype po vodhe po vrave e po u talle me te pashpreset atehere do te perballesh me armet e tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›