E Diel, 1 Nëntor 2026

Ahmeti-Selmani: "Politika shqiptare ta tejkaloje situaten"

Lideret e partive shqiptare ne Maqedoni kane shprehur keqardhje per ngjarjet e dhunshme qe percollen protesten e Partise Socialiste ne Shqiperi. Kryetari i Bashkimit Demokratik per Integrim Ali Ahmeti apeloi qe ne kete situate partite politike ne Shqiperi te ruajne gjakftohtesi. "Me keqardhje mora njoftimet per incidentet e tilla. E drejte kushtetuese e cdo qytetari eshte te shprehe pakenaqesine, te beje kerkesa, por kjo e drejte nuk duhet te shnderrohet ne dhune, dhe te reflektoje dhimbje. Ne na vjen keq dhe urojme qe te kete urtesi dhe gjakftohtesi dhe te menaxhohet situata pa pasoja per republiken e Shqiperise dhe qytetaret e saj", tha Ahmeti. Edhe kryetari i Demokracise se Re, Imer Selmani ka shprehur keqardhje per ngjarjet e dhunshme ne Tirane, duke mos perjashtuar mundesine qe ngjarje te ngjashme te ndodhin edhe ne Maqedoni. "Per faktin se Shqiperia do te reflektoje ne rajon sikurse ka reflektuar deri tani ne proceset e paqes, qetesise dhe integrimit, kjo eshte nje fatkeqesi per pozicionin e brendshem, por nuk eshte se vetem Shqiperia po ballafaqohet dhe do te ballafaqohet me nje krize mes pozites dhe opozites. Partite politike ne Shqiperi duhet te bejne maksimumin per te tejkaluar kete situate ", tha Selmani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›