E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha-Ramës: Në 9 maj, te banesa e vetmisë

MALLAKASTËR- Kryeministri Sali Berisha ka prezantuar kandiadaten e koalicionit Aleanca për qytetarin për bashkinë e Ballshit, Dallëndyshe Allkaj, duke kërkuar votën e qytetarëve për alternativën e maxhorancës. Berisha premtoi projekte dhe zhvillim për zonën, përmirësim të jetës së banorëve dhe rrugë të sigurtë për zhvillimin e vendit.

Ne ju garantojmë se vitet që vijnë do të gjashtëfishohen investimet në këtë rreth dhe jam i sigurt se në sektorin e naftës, rafinimit, përpunimit, nxjerrjes së saj do të shumëfishohen investimet, si për fuqizimin e prodhimit dhe për mbrojtjen maksimale të mjedisit- tha Berisha.

Sipas tij, maxhoranca meriton votën pasi, në alternativën e saj i parë është qytetari. Ai ka ftuar të gjithë mallakastriotët, të gjithë shqiptarët të urdhërojnë në shtëpinë e alternativës së qytetarit, aty ka një vend për gjithsecilin. Berisha nuk ka lënë mënjanë as shpotitjet për rivalin Rama, për të cilin ka deklaruar se po rend i vetëm në rrugën e vetimisë.

Kjo është alternativa jonë, alternativë në të cilën secili ka rrugën e tij, që me mundin, djersën, përkushtimin mbrothëson familjen, ndërton të sotmen e të ardhmen e tij. Atë të rrugës së vetmisë le tia lëmë shokut Edi Rama. Ec, vazhdo zoti Rama se në datën 9 maj do të arrish tek  banesa e vetmisë. Rruga e vetme të çon vetëm në banesën e vetmisë dhe ajo është rruga pa kthim- tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›