Fushata elektorale ne Has e qete

Në zonën zgjedhore nr. 35 që përfshin rrethin e Hasit ecuria zgjedhore e deritanishme vijon me ritme normale, ndërsa i gjithë procesi përgatitjes së zgjedhjeve është realizuar brenda afateve ligjore. “I gjithë procesi i përgatitjes së zgjedhjeve ka vijuar sipas standardeve ligjore të parashikuara. Deri tani nuk ka patur ndonjë ankesë nga forcat politike të përfshira në këto zgjedhje”, ka deklaruar kryetari i KZAZ-së, Seit Jaku.
Ndërsa nga forcat politike fushata po vazhdon përmes bisedave me elektoratin, deri tani nuk është shënuar në këtë zonë asnjë incident. Në zonën zgjedhore nr.35 janë hapur 39 qendra votimi, prej të cilave 38 në objekte shtetërore dhe një në Vranaisht 2, në një objekt privat.
Ndërkohë, janë thirrur për të votuar më 8 maj 13500 shtetas për zgjedhje.
Rrethi i Hasit përbëhet nga një bashki dhe 3 komuna. Në zgjedhjet e vitit 2007 bashkinë dhe komunën e Fajzave i kanë drejtuar përfaqësues të PD-së, ndërsa komunat e Golajt dhe Gjinajt janë drejtuar nga përfaqësues të PS-së.
Në këtë rreth për drejtimin e pushtetit vendor konkurrenca është mes përfaqësuesve të të dy partive të mëdha. Vetëm në komunën e Fajzave mes tyre ka hyrë edhe një përfaqësues i LZHK-së.
Ndërsa në të katër njësitë vendore të këtij rrethi kandidojnë për këshilltarë edhe një numër kandidatësh të pavarur. Kështu, në për këshillin e bashkisë së Krumës janë regjistruar 5 kandidatë të pavarur, për këshillin e komunës së Golajt 7 kandidatë të pavarur dhe nga një kandidat i pavarur për këshillat komunale të komunave të Gjinajt e Fajzave.