E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha-Rames: S’ke pasur as rini as burrni Rozeta Rapushi

Nga Kurbini, Kryeministri Sali Berisha, replikoi me kreun socialist Edi Rama qe sipas tij prej tre javesh merret me niperit e mbesat e tij, duke thene se ditet si gjysh jane me te bekuarat per nje njeri, pervec atyre qe nuk kane pasur rini dhe burrni. Gjate prezantimit te kandidateve per deputete te Partise Demokratike te Qarkut te Lezhes, kreu i qeverise reagoi edhe per akuzat e Rames per lodhje, duke i bere me dije se ai do te vazhdoje te lodhet per qytetaret shqiptare, ndersa Rama te clodhet ne autobusin mavi. “Prej tre javesh merret me niperit e mbesat e mia dhe Sali Berishen, gjysh i tyre. Do t’i them dy fjale. Cdo vit, njeriut ia jep Zoti, por per cdo njeri, me te bekuara mbi toke jane ato vite, kur ai i jeton si gjysh i niperve e mbesave te tij. Kete e ka te qarte cdo shqiptar e cdo njeri, pervec atyre apo atij, i cili ka pasur vitet e rinise pa rini, vitet e burrerise pa burrni. Ti vazhdo e clodhu ne autobusin mavi sa te duash, se une do te vazhdoj te lodhem me qytetaret e mi”, - u kunderpergjigj Kryeministri nga Laci. Sipas tij, ceshtja e kesaj mazhorance, Partise Demokratike, do te vazhdoje te jete rritja e rrogave, pensioneve, rruget, shkollat, kanalizimet, etj. “Ndaj une ju ftoj me 23 qershor votoni 44-en, mandatin e arte, mandatin e 5-te te Kurbinit, te fitores suaj, te fitores se Shqiperise”, - u shpreh Kryeministri. Sipas Berishes, alternativa e majte, perpiqet vetem te mbjelle deshperim dhe zi ne cdo skaj te ketij vendi. Ai akuzoi se per shoferin e autobusit mavi, keto vite, ne Shqiperi nuk ka ndodhur asgje e mire dhe se kudo ku shkon ka vetem rrenim. “Sepse ky shok, brenda autobusit me xhama te zi, nuk sheh asgje. Packa se udheton ne rruge te reja nga Hani i Hotit gjer ne Konispol, ai si nje personazh i Servantesit vazhdon prej dy muajsh betejen kunder rrugeve.

Berisha: Se shpejti do te degjoni, TAP kalon ne Shqiperi

Duke i meshuar projektit te punesimit te Partise Demokratike, si nje zgjidhje per vendin, Kryeministri Sali Berisha, permendi dje ne Lac, dy projekte gjigante qe sipas tij po ndodhin ne Shqiperi. Nje miliarde euro ne kaskaden e Devollit dhe dy miliarde te tjera nga lumenjte e Alpeve deri ne Vjose. Ndersa shtoi se shume shpejt, nje projekt tjeter do te lartesoje Shqiperine e shqiptaret, po ecen me shpejtesi, si gazsjellesi Trans-Adriatik. “Se shpejti do te degjoni, kalon neper Shqiperi. Ne do te fitojme. Gazsjellesi eshte projekti i shekullit”, - tha Kryeministri.

Premtimet e PD-se per kater vitet e ardhshme ne Kurbin

Gjate mitingut festiv te prezantimit te kandidateve per deputete ne Lac, Kryeministri Sali Berisha premtoi se kater vitet qe vijne do te jene vitet e dyfishimit te turizmit ne Kurbin e ne mbare Shqiperine. “Turizmi do te rritet dy here, krahasuar me vitin qe shkoi. Ne do te krijojme vende pune, sepse ne do te trefishojme grantet per fermeret e Kurbinit dhe fermeret e Shqiperise. Keto vite, ne financuam 45 mije projekte te tyre dhe kater vitet qe vijne, nga 56 milione do te japim falas 165 milione per fermeret, blegtoret, per te gjithe ne kete fushe”, - u shpreh ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›