E Diel, 1 Nëntor 2026

“Me Berishen kryeminister do asfaltojme 250 km rruge ne Tirane”

Kryebashkiaku i Tiranes, Lulzim Basha ka vazhduar edhe gjate dites se djeshme turin e takimeve dhe bashkebisedimeve me banore te ndryshem te kryeqytetit, te cilet i informon ne lidhje me programin politike te Partise Demokratike dhe projekteve te Bashkise se Tiranes do te mund te behen realitet vetem fale bashkepunimit mes qeverise dhe bashkise. Gjate dites se djeshme Basha eshte ndalur ne nje bashkebisedim me banoret e njesise numer 11 ne Tirane te cileve i ka bere thirrje qe nepermjet votes se tyre me 23 qershor te refuzojne modelin klientelist te ish-kryebashkiakut Rama, aktualisht kryetar i Partise Socialiste. Basha eshte shprehur ne kete takim se vetem nepermjet bashkepunimit me qeverine e kryeministrit Berisha do te mund te behen realitet projektet e bashkise, ku per fshihen edhe ndertimi i 250 kilometrave rruge te paasfaltuara ne Tirane. “Duke i garantuar fitoren Partise Demokratike, ne kete njesi ne Tirane dhe ne te gjithe Shqiperine, bashke mund te arrijme te zgjidhim cdo problem qe ju shqeteson juve, familjet dhe komunitetin tuaj. Sic e keni degjuar, Kryeministri deklaroi nga qendra e Kombinatit, se ne brenda dy viteve te ardhshme do te mbyllim cdo rruge brenda qytetit te Tiranes. Behet fjale per 250 km rruge te pashtruara, qe i kemi trashegim nga ai model qe e refuzuam me vote, me daten 8 maj 2011”, - eshte shprehur Basha. Ai u kujtoi banoreve te kesaj zone kercenimin e Rames se kur te vije ne pushte ai do te bllokoje realizimin e planit urbanistik te Tiranes. Kjo, tha Basha eshte nje perpjekje per te ecur prapa dhe per t’u kthyer ne modelin e vjeter klientelist te Rames, dhe ne modelin e konfliktit te vazhdueshem politik, qe i solli Tiranes vetem rrenim dhe rruge te pashtruara. Basha i kerkoi banoreve qe t’i thone jo me vote ketij modeli te vjetruar.

Premtimi

“Duke i garantuar fitoren Partise Demokratike, ne kete njesi ne Tirane dhe ne te gjithe Shqiperine, bashke mund te arrijme te zgjidhim cdo problem qe ju shqeteson juve, familjet dhe komunitetin tuaj. Sic e keni degjuar, Kryeministri deklaroi nga qendra e Kombinatit, se ne brenda dy viteve te ardhshme do te mbyllim cdo rruge brenda qytetit te Tiranes. Behet fjale per 250 km rruge te pashtruara, qe i kemi trashegim nga ai model qe e refuzuam me vote, me daten 8 maj 2011”, - eshte shprehur Basha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›