E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha-Rames: Vendin tim nuk e ze dot me protesta

Kryeministri Sali Berisha, duke e cilesuar dje historine e hapjes se kutive, nje histori tashme te shkuar, u shpreh i sigurt per vijimin e qeverise se tij deri ne 2018. Nga ana tjeter, ai kritikoi ashper dhe gjate, strategjine e opozites per vitin e kaluar, nga bojkoti i Parlamentit deri tek greva e urise, duke i bere te ditur Rames se nuk mund te behet kryeminister me greva urie e protesta para Kryeministrise. Ne prezantimin e drejtoreshes Ekzekutive te Agjencise Shqiptare per Investime dhe Zhvillim (AIDA), Eneida Guria, kreu i qeverise shprehu ne daljen e tij te pare publike per kete vit, se po ne kete salle, ne 2018, do te takohet me gazetaret per te bere bilancin. "Por ne do te takohemi ketu, ne kete salle, me 3 janar te vitit 2018 per te bere bilancin. Shenojeni", u shpreh me bindje kryeministri. Ai nuk la pa permendur faktin se opozita me krye Edi Ramen, beri cdo gje per te penguar levizjen e lire, por deshtoi dhe se kreu socialist, nisi pushimet e tij dimerore ne Paris, duke lene kryeqytetin pa as edhe nje festim per festat e fundvitit. R.R

KQZ ka marre vendim per djegien e fleteve te votimit. Komenti juaj?
Nuk dua te diskutoj me per kutite, ato tashme i perkasin se kaluares.
Per sa i perket qendrimit lidhur me opoziten, do t'i perkase vitit te kaluar apo do te kete perpjekje, duke pasur parasysh se 2010 u mbyll ne piken zero te konsensusit..?
Kjo qeveri ne respekt te palekundur te opozites, ka ofruar aq sa jane jo nje, por te shumte miqte e mi ne Evrope, qe ne menyre te perseritur me kane deklaruar se keto nuk ofrohen kurre. Une i kam bere keto, pikerisht per konceptin tim per opoziten. Opozita ka nje problem, qe eshte psikologjia bunker, e nje njeriu qe nuk ndan asgje me normat e ketij sistemi. Ndan gjithcka me konceptet e kontraktuara ne bllok, aty ku u formua. Edhe ai qe me kundershton mua kete, le te me nxjerre nje alternative te tij dhe te thote se e kam gabim. Ky zoteri qe e quajti historike diten e votimit, kur nuk i doli rezultati qe mendoi u rikthye ne origjine, duke thene se nuk njihte voten, se nuk njihte rezultatin, nuk njihte Parlamentin. Me pas, tha se e njihte rezultatin. Me vone, ky zoteri qe bojkotoi Parlamentin, duke i ofruar te gjitha ato qe kishte rezoluta, betohej e sterbetohej se do te digjte mandatet, nuk i dogji mandatet. E verteta eshte se shqiptaret duhet t'i jene mirenjohes, atij grupi fare te vogel deputetesh te Partise Socialiste, te cilet i thane se "ne nuk i djegim mandatet" dhe mos mendoni se kane qene shume. Ai e pa se mandatet do t'i merrnin kundershtaret e tij ne parti dhe ne qofte se pranoi qe te mos digjeshin mandatet, e beri per interesin e tij dhe jo te vendit. E beri vetem per karrigen e tij, sepse e pa se do te mbetej krejtesisht G99. Kuptohet qe do te futeshin nga lista. Socialiste te pergjegjshem shprehen masivisht gatishmerine qe do te hynin ne Parlament dhe ndaj u futen ne Parlament pas gjashte muajsh, pa u thene shqiptareve pse ndenji jashte 6 muaj rresht. Paraqiti kerkesen per nje komision hetimor parlamentar. Kerkesa iu votua dhe ai nuk e deshi sepse kerkoi qe t'i drejtohej Gjykates Kushtetuese, t'i drejtohej bashkerisht. Une nuk perdor shprehje por ju i nxirrni vete. T'i thuash dikujt, duke u ankuar per te, "eja dhe padit veten ne Gjykate", duhet te kesh ate koeficient intelektual qe ke, qe te besh nje kerkese te tille. Por nuk eshte ceshtje koeficienti intelektual, eshte ceshtje mendesie blloku. Eshte mentaliteti i bllokmenit. Iu kerkua te shkonte ne Komisionin e Venecias, shkoi qeveria ne Komisionin e Venecias. Te gjithe keto i beri per te penguar vizat. Vizat ishin qellimi i tij me madhor. Cfare beri ai, pasi hyri ne Parlament? Nisi greven. Greva ishte forma me serioze e presionit. Hyri ne Parlament dhe rreshtoi cadrat e kutite para Kryeministrise. Edhe atehere i cova fjale se duke ndenjur tek dera e Kryeministrise, kryeminister nuk behesh kurre. Kryeministri, normal qe do t'u zgjidhe problemet, te gjithe atyre qe vijne tek dera e kryeministrise, por ata qe vijne tek dera nuk vijne per t'u bere kryeminister, por vijne per te zgjidhur halle. Ai beri gjithcka per te bllokuar vizat. Me ftohtesi dhe teper qesharak, nje dite pas vendimit, bente leter dhe kerkonte vizat. Ky zoteri beri gjithcka qe te bllokoje vizat dhe une mendoj se ky ka qene nje krim moral shume i rende. Sot qytetaret shqiptare, qe dorezojne nje pasaporte me cilesite me te larta, te cileve iu vendoset nje vule, pa kerkuar vize, pa asgje. Kjo eshte nje arritje e jetes per qytetaret. Ai e perjashtoi forcen e tij politike. Forca e tij politike mund te ishte bashkautore pa asnje veshtiresi. Te votonte ligjin per konfiskimin e aseteve, por jo ta nxiste dergimin e tij ne gjykate, me shpresen se mund te bllokonte vizat. Te votonte ligjin per antidiskriminimin e pakicave, por jo te shperndante e te shpifte duke i thene botes se Berisha tha, se ligjin e beri per kryetarin e opozites. Nuk e kam thene kurre ate. Sepse une ligjin e kam bere me ndergjegjen me te plote. Une kam bindjen, se asnje pakice nuk duhet te trysnohet ne kete vend dhe te jeni te sigurt se do te punoj qe ai ligj te kete te gjithe dimensionet, ne shoqerine shqiptare. Nuk mund te themi se monizmi nuk ka lene gjurme dhe tek prirjet per lincime, edhe tek prirje te tilla, te cilat nuk jane te pershtatshme, per nje komb te qyteteruar dhe kjo ka qene arsyeja themelore, pse une e kam mirepritur dhe me ndergjegje te plote kam nxitur votimin e ketij ligji, duke bere qe Shqiperia te ishte nje nga vendet e pakta me nje ligj te tille, por kam qene i bindur, jam dhe do te jem se ky ligj ka qene i domosdoshem per shoqerine. Njerin nga keto ligje po te votonte, jo te dy, i jepte mundesine opozites te behej pjesemarrese, ne procesin e vizave. Por ai shpresonte, absolutisht deri ne momentin e fundit, njelloj sic beri me te derguarit e tij ne Bukuresht, qe mashtronin ne media, duke raportuar se Shqiperise nuk po i jepej ftesa, deri ne momentin e fundit me 99-shat e tij, hapte lajmin se nuk do te merrej vendimi per Shqiperine. Do te mbeten te pashlyera ne memorien time, dy seancat e fundit. Solli kerkesen, hetim. A e dini ju perse nuk e pranon fjalen fakt? Eshte shume i pandershem sepse ne aty ne kerkesen e tij, ai thote kemi fakte. Por, ti nuk ke fakte te perbaltesh voten e shqiptareve, pasi nuk mund ta besh dot kurre kete. Ne beme perpjekjet me maksimale qe shqiptaret te votonin te lire. Ajo qe beme ne, me filmim, projektim, fotografim transmetim direkt, ai eshte standardi me i larte deri me sot dhe eshte nje nga zhvillimet me pozitive. U rinumerua Shkodra, zona ku ai pretendonte se ne kemi bere baterdine me te madhe. Dhe diferenca ne mijera vota, doli vetem nje vote. Eshte gabimi me minimal qe mund te behet. Ky zoteri shkruante 35 here fjalen hetim, pa vendosur fjalen "fakt", ose "prova", sic e kerkon ligji. Kjo eshte e turpshme, nuk mund te besh hetimin pa fakte pasi thyen parimin me themelor. Ky eshte koncepti i bunkerit. Ky vend ka njohur cdo gje dhe kur une u akuzova per krime kunder njerezimit, 8 muaj para Sllobodan Milloshevicit, te pakten paraqiten nje prove, nje shishe "Coca-Cola" me limonade, kurse ky nuk ka asnje fakt, asnje dokument, asnje deshmi dhe kur bashkepunetore te tij i thone se kjo eshte e turpshme. Eshte kriminale qe te tentosh te neperkembesh voten e qytetareve shqiptare. Kete ai e ben pa u skuqur, pa u zbehur, pa asgje. Zevendeson fjalen hetim me kontroll, duke harruar se jane nene krejtesisht te tjera te kushtetutes ato qe autorizojne kontrollin e parlamentit dhe ky kontroll behet nga komisione permanente dhe neni 77 i Kushtetutes se ketij vendi dhe cdo nen paralel i kushtetutave te vendeve demokratike, percakton hetimin dhe jo kontrollin. Pra nuk eshte problem qendrimi i qeverise. Qeveria ka treguar se ka vendosur dhe do te vendose standardet me te larta ndaj opozites, por qeveria nuk do te mund te pranoje kurre shkelmimin e parimeve me themelore te nje shoqerie te lire. Ne Shqiperi ka neobllokmene si ky qe duan te shkelmojne voten. Ekstratokesore? Jo ai eshte tokesor dhe drejton forcen politike kryesore. Pra, nuk behet ndryshe. Qeveria mund te beje cdo gje por nuk ja heq dot nga koka, bunkerin zoterise se tij. Ate e ka trashegim. I takon socialisteve qe per nje vit e gjysme rresht u tha se po nuk u hap kutia dhe rinumerua vota do te behej gjema, e me pas u thote se nuk e kam kerkuar rinumerimin e votes. Qytetin e la pa koncert. Mund te shkonte kudo me pushime dhe kjo eshte normale, por duhet te organizonte nje aktivitet. Sepse eshte ai ne zi, shqiptaret nuk jane ne zi. Shqiptaret festojne me optimizem zhvillimet e tyre. Ata jane me optimiste se kurre. Kane nje ekonomi vibrante, e cila i ben te mundur kesaj qeverie te realizoje te gjitha projektet e veta.
Partia Socialiste ka deklaruar qe ne daten 30 dhjetor, se nuk do te ndryshoje qendrimin e saj te kushtezuar me Parlamentin, cka do te thote se nuk do te votohen reformat qe kerkohen, per te marre statusin e vendit kandidat kete vit...
E kam theksuar se ne qofte se do hapet rruga per te perdhosur voten, te ardhme shqiptaret nuk do te kene. U takon shqiptareve ta vendosin dhe do ta vendosin. 8 maj eshte nje date, ne te cilin shqiptaret do te dine mencurish te percaktojne te ardhmen e tyre, do te dine te clirohen ne menyre perfundimtare nga psikologjia e Bllokut. Ne kemi te bejme me nje restauracion te vertete ne Partine Socialiste. Absolutisht, me nje proces te restauracionit. Ne histori ky proces eshte i njohur dhe quhet restauracion kur rikthehet nje dinasti apo ne rastin konkret, kur rikthehet nje mentalitet, eshte restauracioni i psikologjise se bllokut, si kurre ndonjehere. Ju e pate se c'beri per piramiden, per mauzoleumin e Enver Hoxhes, qe kishte punuar vete 18 ore vullnetar dhe absolutisht, i filmuar. Gjersa nuk do te shkeputet dhe gjersa i del zot e ben nje muaj beteje per te ruajtur mauzoleumin e te atit te tij shpirteror, nuk mund te them gje tjeter, por vetem faktoni ate qe une them se ai eshte nje qenie, kreature e bunkerit te Bllokut.
Po thoni se edhe kete vit, nuk mund ta marrim statusin e vendit kandidat?
Une ju siguroj se kete vit qeveria do te beje gjithcka ka ne dore per te permbushur detyrimet e saj, por nje gje qeveria nuk mund te beje kurre, te udheheqe opoziten. Kjo as ne tentativen me te vogel. Ne qofte se ka nje gje nga karriera ime politike, eshte se politiken une e bazoj ne moral. Se cfare do te beje opozita, ajo percaktohet prej saj. Por kjo eshte situata. Nje opozite qe kerkon hetim pa fakte, sepse kjo opozite drejtohet nga nje bllokmen, per te cilin faktet nuk mund te pranohen, per te cilin pushteti o atij, o kurrkujt tjeter, i cili kerkon te ngjitet ne nje maje qe nuk do ta kape dot kurre. Ky eshte problemi. Ne bunker do te mbetet gjithe jeten. E them hapur. E shoh me shume optimizem kete problem.
Nje pyetje per Agjencine AIDA. Ne do te duhet t'i shohim rezultatet e kesaj Agjencie kete vit, apo duhet te presim vitin 2017?
Me vjen mire qe u ktheve tek tema dhe lere kryetarin te kthehet nga Parisi. Rezultatet e kesaj Agjencie do te jene te vazhdueshme. Viti 2017 eshte percaktuar si nje nga objektivet me ambicioze yni, duke marre parasysh te gjitha potencialet e jashtezakonshme qe ka ky vend. Nuk eshte objektiv i lehte, madje shume i veshtire, por une inkurajohem sepse shoh disa fusha ku rritja eshte jashte parashikimit, si per shembull turizmi, i cili eshte rritur me 11-12 here dhe ne nuk e kishim parashikuar qe do te rritej me keto ritme, ose ICT (Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit). Mua nuk me shkonte kurre mendja se sot do te ishin ne "Facebook" mbi 1 milion shqiptare. Shqiperia ka potenciale te jashtezakonshme. Po ashtu, disa resorte te medha turistike jane ne pergatitje. Ne 2017, ky vend do te jete vend i zhvilluar. Ka nje plan qe te ecim drejt turizmit malor. Me urgjence do te zhvillojme turizmin malor, me nje kuader ligjor favorizues ne ekstrem. Te mos harrojme se potenciali turistik eshte potenciali kryesor i vendit. Por ne do te takohemi ketu, ne kete salle, me 3 janar te vitit 2018 per te bere bilancin. Shenojeni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›