Milo: Rama na ka premtuar ndryshimin e Kodit
Protestat per transparencen e zgjedhjeve do te mbeten serish aksioni kryesor i opozites per vitin 2011. Kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo deklaron se nje element me nje rendesi akoma me te madhe per nje proces zgjedhor te pakontestueshem mbetet permiresimi i Kodit Zgjedhor. Per aleatin e PS, Kodi Zgjedhor duhet ndryshuar me cdo kusht per te mos riperseritur ngerce te tilla politike. Paskal Milo thote per gazeten "Koha Jone" se ka marre garanci nga kryesocialisti Rama, per te bere amendime ne Kodin Elektoral. "Me nisjen e punes se koalicionit, ne kemi marre premtimin nga kryetari i opozites se do te kete nje ndryshim te Kodit Zgjedhor, pasi me kete Kod nuk mund te kete zgjedhje normale ne vend",-tha Milo per "KJ". Sipas kreut i PDS, pjese e garancive te opozites per zgjedhjet e ardhshme jane dhe ndryshimet ne ligjin