E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manjani: Rama i shkaktoi katastrofe elektorale PS

Percarja e Partise Socialiste ka ardhur nga menyra se si kryetari i saj Edi Rama, ndertoi koalicionet. Ky eshte vleresimi qe jep ish-anetari i Asamblese Kombetare te PS-se, Ylli Manjani, ne nje prononcim per gazeten "Koha Jone", duke theksuar se Rama i ka sjelle PS-se vetem katastrofa elektorale. "Edi Rama e percau PS-ne, per menyren se si organizoi vete partine, koalicionin, por edhe per menyren se si ua paraqiti ate qe duhet te ishte alternativa e majte shqiptare dhe i shkaktoi vetem katastrofa elektorale Partise Socialiste", tha dje per "Koha Jone", Ylli Manjani. Duke deklaruar se kalimi i tij te LSI-ja ka qene nje zgjedhje per te kontribuar ne te vetmen parti te majte, Manjani shprehet se Partia Socialiste nuk perfaqeson me, vlerat me te mira te socialisteve. Ai komenton dhe qendrimin qe ka mbajtur me pare PS-ja ne lidhje me LSI-ne, duke theksuar se tashme kjo force mban frymen moderne te se majtes ne vend, perballe nje PS qe sa vjen dhe mbyllet. "Ka pasur raste qe ne nuk kemi dashur ta pranojme ne perberjen e Partise Socialiste, por per hir te se vertetes, edhe per shkak te kontributeve te se shkuares, edhe per shkak te perberjes se Levizjes Socialiste per Integrim, eshte nje parti qe mbart ne vetvete gjithe frymen moderne te se majtes qe mezi u rivendos ne te majten shqiptare. Mbetet shpresa reale e cdo votuesi te majte",-tha dje Manjani. Ne nje prononconim dhene per dje, Manjani shprehet se kreu i partise me te madhe ne opozite, ka krijuar nje ndarje shume te rrezikshme per te majten. Ai shprehet se ne PS nuk mund te flitet me per rrjedhje, por per bashkim i njerezve te majte. "Edi Rama, jo vetem qe nuk arriti te bashkoje te majten, por thelloi nje ndarje shume te rrezikshme per te majten. Keshtu qe nga kjo pikepamje them qe ne menyre te natyrshme, rrjedhjet sic i quani ju, se une nuk i quaj rrjedhje, jane nje bashkim i natyrshem i njerezve te majte, per te forcuar kontributet e njeri tjetrit", tha dje Manjani. Duke folur dhe nje here per procesin e kalimit te tij ne Levizjen Socialiste per Integrim, Manjani shprehet se ai eshte perjashtuar nga PS, ne mbledhjen e fundit te Asamblese Kombetare. "Une nuk kam marre vendim per t'u larguar nga Partia Socialiste, une u perjashtova nga Partia Socialiste. Edi Rama vendosi qe ne mbledhjen ku shpalli farsen e kthimit te te larguarve, te bashkimit te madh, mori edhe nje vendim per te me perjashtuar mua. Kjo Parti Socialiste po shkon nga nje katastrofe elektorale ne nje tjeter", -tha dje ai. Manjani, nje prej juristeve me te njohur te Partise Socialiste, e akuzon shefin e selise roze per percarje te se majtes. Per kete arsye, ai thote se mjaft figura te tjera te Partise Socialiste mendojne largimin nga radhet e saj. Per Manjanin, Levizja Socialiste per Integrim eshte shume me prane interesave te elektoratit te majte, se sa Partia Socialiste. Si pjese e LSI, Manjani shprehet se do te jete aktiv ne jeten politike duke u bere pjese e projektit integrues dhe reformes ne drejtesi. Q.Xhani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›