E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha, Rames: te ka kapur tmerri nga dy gishtat, simbol i demokracise

Kryetari i opozites Edi Rama ka qene serish dje ne qender te akuzave te kryetarit te mazhorances Berisha. Nga njesia numer 11 ne Tirane ku ishte per te prezantuar kandidatet per deputet te Tiranes, kryeministri Berisha i ka kujtuar kreut te opozites se ai ndihet i kompleksuar me origjinen e qytetareve dhe per kete eshte i gabuar, pasi ne jug dhe ne veri, ne lindje dhe perendim qytetaret kerkojne vetem ndershmeri dhe trajtim te barabarte. Berisha i ka kerkuar Rames, te pyese veten se cfare ka bere per 11 vjet per keta qytetare, te cilet ndertuan me lumenj djerse endrren e tyre te bukur per veten, femijet dhe kryeqytetin e vendit. Gjithashtu Berisha i ka kujtuar kreut te opozites, qe te shikoje sesi fitorja e PD-se shkelqen ne syte e cdo shqiptari, ndaj ka ftuar shqiptaret qe te bejne gjithcka qe cdo vote, cdo zemer te bashkohet me ta dhe te votojne PD dhe nr 44 me 23 qershor. Berisha iu ka kerkuar kryeqytetasve qe te ngrene lart me krenari te madhe dy gishtat e fitores, dy gishtat qe permbysen regjimin dhe nga te cilet ka frike Rama. “Te rinj dhe te reja, mos harroni se vellezerit dhe motrat tuaj me te medhenj, nenat dhe baballaret tuaj, me dy gishtat lart permbysen diktaturen me te eger. Zoti Rama qe versulesh me urrejtje kunder dy gishtave je i gabuar, sepse me keta dy gishta permbysem regjimin e eterve te ty, me keta dy gishta anetaresuam Shqiperine ne Keshillin e Europes, me keta dy gishta lart firmosem marreveshjen e stabilizim-asocimit, me keta dy gishta lart anetaresuam Shqiperine ne NATO, me keta dy gishta lart hoqem vizat, merituam statusin e vendit kandidat. Nder atyre qe me dy gishta firmon historiane e Shqiperise historine e lirise”, tha Berisha. Ai iu ka bere thirrje shqiptareve te bashkohen me dy gishtat lart dhe zemer te hapur pasi Shqiperine nuk e beri grushti stalinist, por e bene dy gishtat djemve dhe vajzave, grave dhe burrave fitimtar krenare per jete. Me pas Berisha ka premtuar se ne kater vitet qe vijne qeveria do te beje gjithcka per perfundimin e infrastruktures, hapjen e vendeve te punes, ndertimin e bulevardit ne ri dhe tramit ne Tirane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›