Rama: Do te ndertojme Rrugen e Arbrit, nuk kemi qene kunder projektit
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama premtoi dje ndertimin e Rruges se Arbrit, gjate takimeve te zhvilluara ne qarkun e Dibres. Ai tha se ndertimi i kesaj rruge eshte nje nga premtimet e para qe do te realizohet nga PS-ja, pas ardhjes se saj ne pushtet. “Kjo pamje ketu eshte e jashtezakonshme dhe kjo pamje eshte nje pergjegjesi shume e madhe per mua, per te gjithe ne, per te gjitha zotimet qe kemi marre per Dibren dhe qe do t’i bejme realitet duke filluar nga Rruga e Arbrit”, tha Rama ne takimin e zhvilluar paraditen e djeshme ne Peshkopi. Ndersa ne bashkebisedimin e zhvilluar ne Klos, Rama i eshte pergjigjur dhe pyetjes se nje qytetari, i cili tha se ka pasur deklarata qe pas fitores se PS-se, Rruga e Arbrit do te anulohet. “Pse nuk e ndertoi PD Rrugen e Arbrit? Ajo qe eshte bere, eshte sa per t’i hedhur hi syve popullit, sa per te shkaterruar nje pjese te mjedisit dhe pasurise natyrore. Ajo qe mund t’ju them eshte qe ne do ta bejme Rrugen e Arbrit dhe jo vetem ate, por te gjitha rruget qe ne do te ndertojme do te jene ndryshe nga rruget qe ndertojne keta qe kane ngelur rrugeve”, u pergjigj Rama, duke shtuar se kjo rruge eshte nje projekt strategjik. Ne takimet ne qarkun e Dibres Rama u beri apel qytetareve, qe me 23 qershor t’i japin mundesi vendit qe te rilind. “Dibra nuk do te jete me e izoluar. Dibra nuk do te jete me e braktisur. Rrenimi ne Diber do te ndalet ne 23 qershor, me numrin 29, numrin e bekuar te clirimit te Shqiperise, numrin qe do te cliroje energjite dhe pasionet e jashtezakonshme te ketij populli per nje Rilindje te re Shqiptare”, u shpreh kreu i PS-se. Rama ka folur dhe per programin ekonomik te PS, duke premtuar se brenda 100 diteve do te behet e mundur heqja e takses per biznesin e vogel. Ai tha se qytetaret “meritojne nje qeveri qe t’i mbeshtese. Ata meritojne heqjen e takses se biznesit te vogel. Ne do ta heqim per 100 dite. Ata meritojne pergjysmimin e tatimit te fitimit”. Gjate takimeve ne Qarkun e Dibres, Rama ka permendur edhe votuesit e Partise Demokratike, duke u shprehur se ne keto zgjedhje, qytetaret duhet te votojne per interesin e tyre dhe jo per interesin e partive.