E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: “Raporti i BE, realist – sugjerimet, program pune për qeverinë”

Kreu i ekzekutivit Sali Berisha e vlerëson raportin si objektiv dhe inkurajues për qeverinë shqiptare. Kryeministri Berisha e siguroi Ambasadorin e BE-së se ky raport, ashtu si edhe raportet e mëparshme, do të përbëjë shtyllën kryesore të punës së qeverisë për periudhën në vijim. Sipas Berishës, integrimi i Shqipërisë në Bashkim Evropian kanë qenë dhe mbeten objektivat mbi të cilat mbështetet program i qeverisë Kryeministri Sali Berisha priti dje në një takim Kryetarin e Delegacionit të Komisionit Evropian në


Tiranë, ambasadorin Helmuth Lohan, i cili i dorëzoi Kryeministrit Progres Raportin për Shqipërinë për vitin 2009. Ambasadori Lohan u shpreh se në raport theksohet se Shqipëria ka dëshmuar një implementim të mirë të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe ka arritur progres të dukshëm për sa u përket kritereve politike. Shqipëria ka shënuar një progres të qartë në reformat ekonomike, duke shënuar nota shumë të larta në veçanti për sa u përket politikave evropiane. Progres i qartë është bërë gjithashtu në përafrimin e legjislacionit vendas me atë të Bashkimit Evropian. Ambasadori Lohan u shpreh gjithashtu se në raport evidentohet qartësisht se marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian janë shumë inkurajuese. Për sa i përket liberalizimit të vizave, theksoi Ambasadori Lohan, raporti evidenton qartësisht se Shqipëria i ka të gjitha shanset që të përfshihet në propozimin e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave, në rast se do të vendoset për një propozim për vendet e rajonit. Kryeministri Berisha e vlerësoi raportin si një raport objektiv dhe inkurajues për qeverinë shqiptare dhe theksoi si dhe falënderoi Ambasadorin Lohan, delegacionin e Komisionit Evropian në Tiranë dhe Komisionin Evropian për punën serioze që kanë bërë në hartimin e këtij raporti dhe e siguroi Ambasadorin Lohan se ky raport, ashtu si edhe raportet e mëparshme, do të përbëjë shtyllën kryesore të punës së qeverisë për periudhën në vijim, sikundër prioritetet e integrimit të Shqipërisë në Bashkim Evropian kanë qenë e mbeten objektivat mbi të cilat mbështetet program i qeverisë. Duke iu referuar gjetjeve të raportit, kryeministri Berisha shprehu kënaqësinë e tij të veçantë për faktin që raporti qartësisht evidenton atë ç’kanë bërë edhe raportet e tjera ndërkombëtare, se zgjedhjet parlamentare të qershorit 2009 i plotësuan standardet kryesore të zgjedhjeve të lira e të ndershme, një ngjarje kjo jashtëzakonisht e rëndësishme, pasi mbyll për Shqipërinë kapitullin e zgjedhjeve problematike.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›