Triplete e Xhilardinjos ndaj Qipros, shprese per kuqezinjte
Qipro duhet te mos fitonte ne Itali dhe kuqezinjte nga ana tjeter me nje rezultat pozitiv ndaj Suedise do ta kishin te sigurt nje vend ne vazon 4, kur te hidhej shorti i eliminatoreve te “Euro 2012”. Sulmuesi Xhilardinjo shenoi tre gola ne 10 minutat e fundit te ndeshjes me Qipron dhe ishte ai qe permbysi rezultatin befasues, 2-0, qe ishte ne favor te ishulloreve. Kampionet e botes ne fuqi, Italianet pesuan dy gola, nga nje ne secilen pjese dhe vetem ne fund te ndeshjes arriten qe te permbysnin rezultatin me Qipron, duke e kthyer ne favorin e tyre 3-2. Nje humbje qe i sherbeu me shume ekipit tone kombetar, pasi rivalizon me Qipron per te mos u klasifikuar me ekipet e fundit ne vazot kur te hidhet shorti, sic ka ndodhur me pare, cka do te thote se mund te kemi nje kundershtar me te dobet, ne grupin eliminator te evropianit te radhes.