E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuqezinjte e Bushatit, “shpartallohen” brenda 45 minutave

Humbje tjeter e thelle per shpresat tona me rezultatin 4-2, ne nje terren me debore. Kuqezinjte pesuan madje tre gola brenda pjeses se pare te ndeshjes me Bjellorusine, gje qe tregon qarte, se disa nga lojtaret me “te ardhme”, qe jane grumbulluar per eliminatoret e evropianit nuk japin ndonje shprese te madhe, per te rritur ne nje te ardhme tjeter nivelin e kombetares sone. Deri ne fund te ketyre eliminatoreve, kuqezinjte e Bushatit duhet te maten me Azerbajxhanin, kur iu kane mbetur edhe tre ndeshje ne grupin tone. Nje gje e tille do te thote se kemi rastin me mire per t’i shpetuar vendit te fundit. Humbjet e pesuara ne keto eliminatore, njera pas tjetres jane kthyer ne nje refren per ekipet tona. Kuqezinjte kane zhvilluar deri pese ndeshje, dy me shume se Azerbajxhani. Ekipi, te cilit i kemi marre nje fitore te vetme ne keto ndeshje, Azerbajxhani, do te na prese ne Baku dhe do te luaje edhe dy ndeshje me shume se shpresat tona. Dje ne Minsk blute jane mundur thellesisht nga Bjellorusia. Ne minuten e 26-te te pjeses se pare, pas presingut te vendasve shenoi golin e pare te ndeshjes, Nekhaychik. Ne ’39 dyfishoi shifrat Voronkov. Me tej ’42 Skavysh e coi rezultatin ne, 3-0. Voronkov shenoi nje dopiete dhe te katertin per Bjellorusine, ne minuten e 70-te. Pas kater golave te shenuar ne porten e portierit tone, Mocka, vendasit ulen ritmin, duke i dhene mundesi kuqezinjve qe te reagojne ne minutat e mbetura te lojes. Kosovari Ahmed Jonuzi, shkurtoi diferencen e golave 16 minuta para perfundimit te ndeshjes dhe sulmuesi i Teutes, Hysa shenoi golin e dyte per ekipin tone shpresa, gol qe mbeti ne fuqi deri ne fund te ndeshjes.

U-21

Grupi 10 Pike

Austri 9

Bjellorusi 9

Skoci 9

Shqiperi 3

Azerbajxhan 0

Ndeshjet e mbetura per Shqiperine (U-21)

(13.11.2009) Shqiperi- Austri

(17.11.2009) Shqiperi- Bjellorusi

(04.09.2010) Azerbajxhan – Shqiperi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›