E Shtunë, 31 Tetor 2026

Organizatoret e Boterorit kerkojne yjet, Ronaldon dhe Mesin

Boterori i veres kerkon qe te kete edhe dy lojtaret me te mire te momentit, Kristiano Ronaldon dhe Leo Mesin. Prania e tyre do te varet nga ndeshjet e fundit kualifikuese dhe me vone, ato “play- off”, nese Argjentina dhe Portugalia do te arrijne qe te presin nje bilete per ne boterorin e 2010-es, ne Afriken e Jugut. Deni Xhordan, drejtori organizativ i turneut te botorit afrikan, deklaroi se ne prag te mbylljes se ndeshjeve eliminatore te grupeve, ne zonen e Evropes dhe ne Amerikes Latine, deshiron qe te jene si Mesi dhe Ronaldo. Portugalia e Ronaldos siguroi vendin e dyte, pas ndihmes se Danimarkes ne ndeshjen e parafundit, duke siguruar nje vend ne “play- off”. Ne ndeshjen e djeshme ndaj Maltes, ne formacionin portugez mungoi “Topi i Arte” Ronaldo, per shkak te demtimit qe pesoi kater dite me pare perballe Hungarise. Argjentina e Leo Mesit duhet te fitonte ne oret e vona ndaj Uruguajt, per te prere direkt nje bilete per ne finalet e Kupes se Botes, “Afrika e Jugut 2010”. Xhordan thekson se nese boterorit do t’i mungojne dy lojtaret me te mire te botes, kjo do te ishte e dicka e padeshirueshme nga organizatoret dhe i gjithe opinioni sportiv boteror. Argjentina e Maradones, duhet te shmangte humbjen me Uruguain ne ndeshjen e fundit, ose duhet te shpresoje ne fitoren e Kilit, ndaj Ekuadorit. Portugalia parashikohet se do ta kete me te lehte kualifikimin ne ndeshjen “play-offs”, ne zonen e Evropes, nese do te shmange ne perballjet direkte, dy ekipet e tjera te medha, Francen ose Rusine. Xhordan shpreson qe Portugalia te siguroje pjesemarrjen, sikurse edhe Argjentina. “Jane kualifikuar ekipe te medha...Anglia, Gjermania, Italia, Holanda do te jene ne boteror dhe ne shpresojme qe edhe Portugalia e Kristiano Ronaldos dhe Argjentina e Leo Mesit, te jene ne boteror. Ronaldo dhe Mesi jane dy lojtare te jashtezakonshem. Ata jane njeshi dhe dyshi, sipas renditjes se vitit te fundit, ndaj mungesa e tyre do te ishte e padeshirueshme”, – thekson Xhordan, drejtori i turneut organizativ te Kupes se Botes, Afrika e Jugut 2010.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›