Shakatë e Nanos dhe lista e Ramës
Fatos Nano u bë i gjallë më në fund, pasi deri më tash thjesht kish varur xhaketën në derën e parlamentit dhe kish porositur sejmenët t’ia merrnin rrogën e deputetllëkut, me të cilën mezi nxjerr bukën e gojës dhe mbyll muajin.
Kësaj here për të dëshmuar se është gjallë, thuhet se ish kryesocialisti do të përdorë sërish ushtarët në kuvend, për të votuar në favor të variantit të zgjedhjes së Presidentit nga populli, me ç’rast ka krijuar edhe besimin e një deputeti të maxhorancës se, me anë të një efekti magjik të ngjashëm me shumëfishimin e fajlleve të “infektuara me viruse”, do të mund të shumohen votat pro Presidentit mbarëpopullor në Kuvend, dhe se votat e grupimit në fjalë do ta tejkalojnë ku e ku numrin 94, që mundëson miratimin e ndryshimit kushtetues të dispozitave për Kryetarin e Shtetit dhe atyre të tjerave për Kodin zgjedhor të iniciuar nga PS.
Pikërisht kjo frikë e shumëfishimit të ithtarëve të Nanos dhe e konvertimit të tyre në vota, shkaktoi edhe panikun e PS të shprehur nga Kastriot Islami në një prononcim për mediat.
Ndërkohë që Nano duhet të ishte më i interesuari që Presidenti të zgjidhej me shumicë të thjeshtë, gjithmonë nëse sërish i fanepset ëndrra me President Republike, ai nuk kishte asnjë shtysë dhe arsye për t’i hyrë aventurës kuvendore dhe më pas asaj presidenciale në vitin 2012.
Por duket qartë se Nano thjesht po teston ndikimin e tij në parlament dhe thjesht ka marrë garuzhdën për të përzier kazanin e politikës, vetëm e vetëm për të dëshmuar gjallimin e tij politik, që nga ana tjetër do të na dëshmojë se ish “Protagonisti dhe viktima e ndryshimit dhe e mosndryshimit...”, ende nuk është shndërruar në kufomë politike, pas arratisë së gjatë në një ekzil të çuditshëm dhe pas protagonizmit të rivalit Edvin, që ka marrë udhët e fshatrave të Shqipërisë, skeptrin e përfaqësimit të së Majtës dhe të propozimit të ndryshimeve kushtetuese.
Që kuqot mblidhen dhe bëjnë copë e çikë Kushtetutën e refuzuar totalisht nga ish opozita e djathtë, kjo nuk ngjall kurrfarë keqardhjeje tek po të njëjtët refuzues abstenues, përveçse tek majistët. Por duket se edhe vetë Nano nuk vuan kurrfarë keqardhjeje, pasi gjithmonë e ka parë këtë kushtetutë si instrument në shërbim të pushtetit të vet dhe aspak si ligj themeltar të shtetit, teksa gjithmonë ka qenë ndër politikanët që ka ngritur ngrehina të përkohshme e pa themele, sikundër KPD-në dhe lidershipin e partisë, që i bënte hasha sa herë i lipsej, apo që i braktiste sa herë i shkonte mendja për pushime, për ndonjë dorë pokeri nëpër kazino, apo ndonjë gastare nëpër buzuqe.
Tashmë deputeti me korrespondencë as që e vret mendjen për fierakët ithtarë që ia tuboi Petro, që i braktisi si kalin në mes të vaut, e që sot janë bërë shkas për përplasjet e fundit midis socialistëve të Ramës dhe LSI të Metës, në të cilën këta kalorës të braktisur kanë lidhur kuajt dhe kanë depozituar pajimet kalorsiake.
Që Nano nuk ka asnjë ide se çfarë do të bëjë, çfarë do të thotë dhe se kë do të tallë kësaj here me batuta, këtë e tregon edhe mungesa në publik e shqytarëve të tij të njohur, që nuk i ka pranë qoftë edhe për t’i mbajtur xhaketën, për t’ia varur në kremastaret e lokaleve, apo për t’ia lajmëruar mediat që t’i dalin para për t’i shqepur ndonjë deklaratë.
Madje vetë ish shefi i socialistëve ka krijuar dhe pranuar një klimë mungese politike e sidomos protagonizmi, që janë ku e ku më të vakëta sesa prania e dukshme në media e një pensionisti të kahershëm të politikës, sikundër Godo, apo e një të vetëspostuari, sikundër Servet Pëllumbi.
Mjafton të shohësh qëndrimet politike të një gazete që u shpall si e Nanos, e që shpërndahet falas, për të kuptuar se jo vetëm kjo kërrenjë, por edhe vetë “pronari” i shpallur i saj përfaqësojnë sot një hallakatje dhe kuturisje pa drejtim, si një anije direkthyer, pa vela.
Madje kryeshqytari i Nanos është katandisur në opinionist të një gazete me format dhe faqe të shumta, ku më shumë flet për idetë e tij me një stil interesant, sesa për idetë, mesazhet apo ndonjë politikë të Nanos në këtë vend dhe për këtë vend.
Kësisoj Nano është shndërruar sikurse ndoca deputetë që janë punësuar në parlamentin ku ia bëjnë “pauuuuu” me patllaket e ndryshkura dhe ku sapo kanë filluar të mësojnë të shtypin butonat e sistemit të ri dixhital, që u instalua kohët e fundit në parlament, gjithëherët dhe vetëm për të dëshmuar se janë aty, nga frika se mos ua heqin ditët e punës, për të rendur më pas, në fundjavë, pas arbitrave dhe ndeshjeve të futbollit, me ç’rast bëhen edhe personazhe publike pasi i kapin kamerat duke bërë tifozllëk me ulërima dhe grushte mbi kë t’u dalë para.
Por Nano është i fismë dhe nuk pyet për ndeshje e tifozllëk, sa kohë që ka treguar se nuk prekej as nga ata që ulërinin nëpër salla dhe sheshe emrin e tij, teksa arrinte të qëndronte indiferent edhe kur rulota ia bënte me hile dhe nuk u buzëqeshte as fishave të tij, që në shuma marramendëse i kalonin kazinosë.
Ka kohë që emrin e tij nuk e përmend askush përveç Cekës, të cilin e ka kapur inati me Ramën, të cilin e sheh si njërin nga trillet që Nano ia la në derë opozitës, gjysmën e së cilës shefi aktual e ka bërë me dhimbje koke, ngaqë nuk e pyet dhe po do ta nxjerrë nga politika.
Përflitet se Nano thjesht ia ka dhënë porosinë dajës durimmadh të gruas, se çfarë kartoni të ngrejë ai dhe durimmëdhenjtë e tjerë të etiketuar si nanoistë, ndërsa vetë nuk ka as më të voglin interes të mësojë fatin e propozimit të Presidentit nga populli, për të cilin po hedhin fall nëpër filxhanë do deputetë që ende nuk e dinë se për çfarë vlen kahu i votimit të tyre, sa kohë që e shohin veten jashtë çdo mundësie për të përsëritur mandatin.
Dhe kjo bën të duket qartë se Nano qysh tash e ka të siguruar emrin në listën e Ramës, sa kohë që ai vetë dhe emri i tij i bujshëm vlejnë për të prishur syun e keq në radhët e së Majtës, i bindur se nuk do ta pësojë si Fausto Bertinotti “rithemelues i komunizmit italian”, (sikurse edhe Nano-rithemelues i atij shqiptar), e që në zgjedhjet e fundit doli jashtë politikës në vendin e Apenineve.
Pra Nano do të jetë një gozhdë e ngulur në politikë, por një gozhdë e ndryshkur, e ngulur në tabelën e parlamentit, sa për të marrë rrogën. Ndaj edhe Gjinushi nuk ia përmend emrin, duke e nënvleftësuar, pasi e di mirë se ish kryesocialistit i mungon vullneti edhe për të pllaquritur dhe trandur sadopak ujërat e kënetës politike majtiste, teksa edhe Mejdani dhe Pëllumbi bëjnë më shumë rrathë koncentrikë me guralecët që hedhin në pellgun e moçëm, me anë të librave e shkrimeve të ngjashme me memuaret dhe leksionet e etikës.
Pra Nano thjesht bëri shakanë e radhës kur premtoi se do të shtonte dhe rreshtonte vota e ithtarë për një nen të taksur për një njeri të vetëm, Presidentin e Republikës, pozicionin kushtetues të të cilit po duan ta ndryshojnë pa kurrfarë qëllimi të keq, bash 4 vjet para garës së ardhshme presidenciale, në të cilën ish kryesocialisti nuk ka ndërmend të investojë gjëkafshë për ta bërë më interesante.
Nano thjesht po shullëhet në vapën e vockël të pranverës së dytë, në të cilën ndërrimi i gjakut ka ndezur gjakrat e mëtonjësve të politikës. Nga Astrit KOLA