Berisha: Reforma e inspektorateve, e suksesshme
Kryeministri mblodhi sot Task Forcën për reduktimin e inspektorateve
Reforma e inspektimeve, e cila redukton kohën e inspektimit të biznese në 12 ditë, është fazën e kurorëzimit ligjor të saj. Një gjë e tillë u bë e ditur nga kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së Task Forcës.
Duke e vlerësuar si një prej reformave më themelore për biznesin e vendit, kryeministri Berisha u shpreh se ajo hap një kapitull të ri për një klimë sa më të favorshme të të bërit biznes.
Kryeministri tha se sistemi i ri i inspektimit do të vendosë një barrierë të fuqishme ndaj abuzimeve dhe korrupsionit, duke rritur transparencën, nëpërmjet ndjekjes në kohë reale të gjurmës së inspektorit, në vendin e inspektimit.
“Gjurma e menjëhershme e inspektorit në vendin e inspektimit, do të transmetohet në kohë reale në zyrat e Inspektorit përgjegjës dhe të Kryeinspektorit të shtetit, çka përbën formën me transparente dhe natyrisht parandalon vizitat e tepërta, kafet shoqërore dhe në mënyrë absolute dhe ryshfetet”, shpjegoi kryeministri.
Sistemi i ri i inspektimit do të reduktojë numrin e inspektorateve në vend, duke lenë vetëm 1/3 e atyre ekzistues. Mbi bazën e akteve ligjore e nënligjore, si dhe të sistemit të ri do të shkurtohet procedura e inspektimit nga 45 ditë që është aktualisht në 12 ditë, duke lehtësuar ndjeshëm barrën burokratike mbi biznesin.