Berisha Reformat e kthyen Lezhen dhe Shqiperine ne destinacion kryesor turistik
“Aleanca për Qytetarin ka vendosur ta shndërrojë këtë fushatë në fushatë për Qytetarin, ku ai do të jetë në epiqendër të programit të kandidatëve të saj”.
Kështu u shpreh sot kryeministri Berisha gjatë ceremonisë së prezantimit në Lezhë, të kandidatit Viktor Tusha të “Aleancës për Qytetarin” për bashkinë e këtij qyteti.
Sipas tij, në këto 4 vite, ne kemi një qëllim madhor, atë të shndërrimit të Lezhës dhe Shqipërisë, në një vend të zhvilluar.
“Së bashku, ne ndajmë përpjekje të mëdha, lumenj djerse dhe dhimbjesh, por edhe arritje historike, për ne dhe brezat që vijnë.
Secili prej nesh, sheh me krenari në sy njëri-tjetrin, sepse ne jemi ata të cilët e bëmë Shqipërinë anëtare të NATO-s. Që nga kohërat e Skënderbeut dhe deri më sot, kurrë në histori, liria e Shqipërisë nuk ka qenë e sigurt si sot.
Me anëtarësimin në NATO ne jemi të sigurt që të ndërtojmë çdo ditë të ardhmen që meritojmë”, tha më pas kreu i qeverisë.
Duke shtuar, se ne nga vendi që ishim të rrethuar me tela me gjemba, sot lëvizim të lirë në të gjithë Evropën, e kjo falë reformave të thella.
Ku këto të fundit, sipas Berishës, kanë bërë që ne të kemi edhe ekonominë më të zhvilluar, që ecën me ritme të shpejta, edhe në kohën e një krize të madhe ekonomike.
“Sot ne kemi një arsye madhore për të qenë krenarë me punën tonë, pasi këtë vit Lezha dhe Shqipëria janë shpallur E bukura e Dheut, destinacion kryesor i Evropës.
Për vendin me turizëm dikur të ndaluar dhe që nuk ekzistonte në hartën e turizmit botëror, ai arrin që të cilësohet si destinacioni më i madh turistik, një arritje shekullore kjo”, tha mes të tjerash Berisha.