Vezhguesit e KiE 8 Maji ka per te qene nje proces i drejte zgjedhor
Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto pret delegacionin e vëzhguesve parazgjedhorë të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës.
Vizita e tyre bëhet në përgjigje të ftesёs sё qeverisё shqiptare drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të këtij Kongresi, për pjesëmarrje në monitorimin e zgjedhjeve lokale të 8 majit 2011.
Në takim, u diskutua situata parazgjedhore dhe përgatitjet për zhvillimin e zgjedhjeve të 8 majit 2011.
Gjatë takimit, Haxhinasto vlerësoi rolin e Kongresit të autoriteteve lokale dhe rajonale për kontributin e vlefshëm në funksionimin e qeverisjes vendore nё vendin tonё.
Ministri theksoi se qeveria shqiptare është e angazhuar plotësisht për realizimin e një procesi zgjedhor të lirë, të ndershëm e transparent.
Po ashtu, ai tha se krijimi i kimës së duhur të bashkëpunimit mes gjithë forcave politike do të ndihmonte në zhvillimin e suksesshëm të procesit zgjedhor.
Ndërsa përfaqësuesit e misionit, falënderuan qeverinë shqiptare për ftesën e bërë për pjesëmarrje në monitorimin e zgjedhjeve.
Ata bënë një paraqitje të shkurtër të qëllimit të misionit të tyre, duke thënë se nuk do të jenë vetëm monitorues, por do të ofrojnë edhe ndihmën dhe eksperiencën e tyre në menaxhimin e suksesshëm të procesit zgjedhor.
Gjithashtu, ata vlerësuan progresin e bërë në Shqipëri dhe shprehen besimin për një proces zgjedhor të drejtë më 8 maj.