Transparency International Zgjedhjet te ulen tensionet e panevojshme
Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot në Presidencë, në një takim të veçantë, përfaqësues shqiptarë të Organizatës botërore kundër korrupsionit “Transparency International”.
Gjatë takimit të zhvilluar në formë bashkëbisedimi, Presidenti Topi duke folur fillimisht për gjendjen aktuale politike në vend dhe fushatën e zgjedhjeve vendore, ku nënvizoi “rëndësinë e bërjes transparente të financimeve të partive politike dhe fushatës, në përputhje dhe zbatim të ligjit”, apeloi edhe njëherë për nevojën e realizimit me sukses të këtyre zgjedhjeve përmes një procesi të drejtë e korrekt zgjedhor dhe sipas standardeve demokratike, duke konsideruar si “të domosdoshme prezantimin e alternativave bindëse në shërbim të qytetarëve dhe uljen e tensioneve të panevojshme”.
Në këtë pikë, kryetari i shtetit theksoi “nevojën e shmangies së dhunës fizike gjatë fushatës zgjedhore, e cila vjen natyrshëm pas dhunës verbale të përdorur nga disa kandidatë, sepse përgjegjësia e plotë për këto do të bjerë vetëm mbi partitë politike dhe përfaqësuesit e tyre.”
Nga ana e tyre, përfaqësuesit e “Transparency International Albania”, shprehën gjithashtu dëshirën për realizimin e zgjedhjeve vendore të drejta e të qeta.
Ndërkaq, nisur nga raportet tashmë të hartuara prej tyre mbi gjendjen e financimeve të partive politike, përfaqësuesit e TIA-s vlerësuan ndryshimet në ligjin mbi partitë politike kryesisht për financimet, por theksuan se këto ndryshime ende nuk japin garancinë e transparencës së kërkuar për burimet financiare të partive politike, sidomos gjatë fushatave zgjedhore.
Gjithashtu, ata e informuan kryetarin e shtetit mbi faktin se në zgjedhjet aktuale vendore, vetëm “Transparency International” do të ketë raport monitorues, kurse procesin e transparencës zgjedhore do ta ndjekin indirekt edhe organizata të tjera.