E Diel, 1 Nëntor 2026

Viktor Tusha Vetem ne 4 vjet 8 here me shume investime se premtimet

Vetëm në 4 vjet, janë realizuar mbi 14 miliardë lekë investime, ose 8 herë më shumë se premtimet tona, gjë që ka sjellë ndryshime të shumta në jetën e komunitetit të Lezhës.

Kështu u shpreh sot gjatë ceremonisë së prezantimit në Lezhë, kandidati Viktor Tusha i “Aleancës për Qytetarin” për bashkinë e këtij qyteti.

Ai ka shtuar se destinacioni turistik do të mbetet në qendër të projekteve të ardhshme për qytetin e Lezhës.

“Sfida jonë jeni ju dhe pritshmëritë tuaja. Falënderojmë dhe qeverinë për investimin në Kalanë e Lezhës.

Realizuam edhe planin e përgjithshëm të qytetit, duke i dhënë fund masakrës urbane.

Ndërhyrjet infrastrukturore sipas standardeve, janë të tjera objektiva tonat, pa haruar si kanalizimet, sistemimet e trotuareve apo rruga e re e spitalit, e investuar nga qeveria, janë vetëm hapi i parë i këtij plani rregullues i kontrolluar i qytetit tonë”, tha në fjalën e tij kandidati Tusha.

Duke shtuar se politikat fiskale të qeverisë, kanë bërë që të rritet ndjeshëm mbështetja e saj dhe të lulëzojnë bizneset, gjë që ka sjellë uljen e papunësisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›