Berisha: Reformat e qeverisë kanë transformuar Shqipërinë - angazhim për konsolidimin e nismës “1 OKB”
-- Mbahet në Tiranë konferenca e nivelit të lartë “Një OKB”
-- Berisha, Klark: Shqipëria, rol të rëndësishëm për “Një OKB”
Zhvilloi sot në Tiranë punimet, për herë të parë, konferenca ndërqeveritare e nivelit të lartë për reformën, “Një OKB”. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga 40 vendeve të botës. Punimet e konferencës u përshëndetën nga kryeministri Sali Berisha dhe ish kryeministrja e Zelandës së Re, Helen Clark, aktualisht kryetare e grupit të zhvillimit të OKB-së. Kryeministri Sali Berisha në nisje të fjalës së tij falenderoi Organizatën e Kombeve të Bashkuara për përzgjedhjen e Tiranës si kryeqytet i kësaj veprimtarie me një rëndësi globale. Kreu i qeverisë renditi disa nga arritjet e vendit tonë gjatë këtyre viteve kur edhe ka nisur kjo nismë, ndërsa parashtroi potencialet e Shqipërisë për një zhvillim të qëndrueshëm. “Në këto vite dhe nën këtë moto në vendim tim janë realizuar një sërë reformash që kanë përfshirë sistemin arsimor, identifikimin e qytetarëve , barazinë gjinore, mjedisin dhe mbrojtjen e tij dhe një seri fushash të tjera. Pra të gjitha këto projekte janë në një kohë të shkutër histori e vërtetë suksesi” deklaroi kryeministri Berisha, i cili shtoi se kjon nismë filloi vite më parë nën moton “Një OKB”, ku fillimisht në ktë projekt u përfshinë 8 vende, si një proces i reformimit të suksesshëm. “Në një hark të shkurtër kohor projekti pilot u faktua si një test që i rezistoi kohës dhe sot numri i vendeve që janë angazhuar në këtë proces është rritur 4 herë”- vijoi mjë tej ai. “Në kuadër të bashkëpunimit Shqipëria shënon një prej rekordeve më të mëdha atë të imunizaimit të fëmijëve”- theksoi shefi i qeverisë, ndërsa vlerësoi se “Një OKB” ka si qëllim kryesor rritjen e eficencë së ndihmës së OKB-së. Ai e cilësoi historinë e bashkëpunimit me OKB-në si një histori suksesi dhe shprehu angazhimin që objektivat e mijëvjeçarit t’i shkrijë me ato të integrimit “Ne jemi angazhuar me përkushtim të madh që objektivat e mijëvjecarit t’i shkrijmë me ato të integrimit. Janë objektiva të drejta të rëndësishme dhe për Shqipërinë ato ishin një nxitje e madhe për të përmbushur detyrimet në procesin e integrimti evropian”- nënvizoi shefi i qeverisë i cili renditi disa nga arritjet e vendit të tij gjatë këtyre viteve që janë ulja e varfërisë, rritja e të ardhurave nga një vend me të ardhura të ulëta në vend me të ardhura të mesme e të larta. Ai tha se ekonomia shqiptare i rezistoi krizës europiane, ndërsa theksoi se do të bëjë gjithçka për një zhvillim të qëndrueshëm, të cilin e bazoi tek energjia, dhe gjithë potencialet e vendit. Kryeministri Berisha nënvizoi se kriza që po përjeton njerëzimi është një apel i madh për ne, të bëjmë gjithcka për një zhvillim të qëndrueshëm të vendeve tona në mënyrë që ata që vijnë pas nesh të jetojnë më mirë se ne tha dhe shqipëria është angazhuar për një zhvillim të qëndrueshëm duke shfrytëzuar në këtë rast disa avantazhe natyrore tha kryeministri i Shqipërisë. Synimi i organizimit të konferencës është të përmirësojë efektshmërinë e sistemit të Kombeve të Bashkuara dhe shihet si një mundësi e rëndësishme për të paraqitur rezultatet, arritjet, sfidat dhe mësimet e nxjerra nga nisma“Një OKB”.
Berisha, Klark: Shqipëria, rol të rëndësishëm për “Një OKB”
Pas konferencës kryeministri Berisha dhe Ish kryeministrja e Zelandës së Re, Helen Clark, aktualisht kryetare e grupit të zhvillimit të OKB-së dhanë një konferencë për shtypy ku znj.Klark deklaroi se kjo ka të bëjë përmirësimin dhe efektshmërinë e sistemit të Kombeve të Bashkuara dhe Shqipëria ka luajtur dhe luan një rol të rëndësishëm në këtë kuadër. Kryetarja e grupit të zhvillimit të OKB-së Helen Clark, duke e vlerësuar konferencën shumë të rëndësishme për impaktin që do të ketë dhe për të ardhmen, theksoi se Shqipëria ka bërë më të mirën e mundshme për këtë nismë. Ajo falënderoi kryeministrin Berisha për mikpritjen e ngrohtë të të gjithë pjesëmarrësve dhe vlerësoi të gjitha vendet pilote që kanë marrë pjesë në këtë nismë. “Kjo axhendë ka si objektiv që OKB-ja të punojë më mirë në mënyrë që edhe zhvillimi të ndihmohet më shumë”- theksoi Clark, e cila shtoi se qasja “Një OKB” ka përforcuar rolin e saj dhe ka treguar se i përgjigjet axhendave të ndryshme të vendeve në zhvillim. Nga kjo Konferencë tre ditore do të dalin dy dokumente kryesore të cilat do të japin rekomandime mbi të ardhmen e kësaj nisme në vendet ku ajo do të aplikohet.
...