E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Qeverisja vendore prej 7 vitesh nën 'kthetrat' e pushtetit

TIRANË- Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, në tryezën për autominë vendore që u zhvillua sot, Vlerësoi se politikat e ndjekura deri tani nga qeveria kanë synuar ngushtimin e kompetencave të pushtetit vendor.

Rama akuzoi qeverisjen demokratike se ka abuzur me menaxhimin e fondeve dhe kjo sipas tij shihet në shpërndarjen e padrejtë të fondeve për komunat dhe bashkitë e vendit.

“Sjellja e qeverisë është nënvlerësim dhe abuzim me pushtetin vendor, që shihet qartë në shpërndarjen e fondeve në qeverinë vendore, qoftë në goditjet absurde ndaj tyre duke gjobitur personalisht qytetarët e bashkive dhe komunave për shkaqet që nuk kanë lidhje me rolin e tyre ligjor dhe institucional. Politizimi i tejskajshëm i marrëdhënieve të qeverisjes vendore është karakteristikë e qeverisjes së këtyre viteve të qeverisjes demokratike, dhe varfërimi i tyre është karakteristikë e qeverisjes demokratike. Edhe shpërbërja sistematike e pushtetit vendor në aspektin e keqtrajtimit institucional të tij është karakteristikë e drejtimit të demokratëve”,- theksoi Rama.

Kreu i opozitës vlerësoi se kriza e shkaktuar nga tërbimi i motit vërtetoi se kryetarët e komunave dhe bashkive e gjetën vetën të braktisur nga shteti.

“Ligjet e amendeuara dhe riamenduara në raport me nevojat e pushteti vendor në Shqipëri, kanë treguar vetëm ngushtimin e kompetencave të pushtetit vendor. Në këtë krizë u pa qartë se shteti nuk funksionin, se strukturat shtetërore të paguara nga tasksat e qytetarëve për të bërë parashikimimet e nevojshme nuk ekzistojnë. Strukturat e paguara nga taksat, janë kthyer në xhepa fallco të shtetit që mbushen vetëm për nevojat e pushtetit me rrogëtarë, që vijnë drejtpërdretjë nga partitë e qeverisë. Strukturat që duhet të planifikojnë dhe planifikojnë në terren emergjencat janë kthyer në zyra punësimi nëpër njerëzit e partisë që janë për të marrë rrogë, dhe për të pritur zgjedhjet e ardhshme. Kriza nënvizoi qartësisht degradimin e pushtetit vendor si një hallkë e pazëvedësueshme e shtetit demoktratik që është dobësuar me ligje dhe politika degraduese”,- nënvizoi Rama.

Rama duke theksuar së në 7 vjet qeverisja demokratike ka dëshmuar paaftësinë dhe pandjeshmërinë e saj në rigjenerimin ekonomik dhe social të bashkive dhe komunave në vend, nënvizon se vetëm programi i Partisë Socialiste do e clirojë qeverisjen vendore nga kthetrat e pushtetit.

“Ne kemi aftësinë e madhe të modernizimit të pushtetit, me kahjen e shpëtimit nga kthetrat e pushtetit. Në programin tonë kemi vendosur domosdoshëmrinë për rimëkëmbjen e ekonomisë. Rimëkëmbja ekonomike dhe financiare e qeverisjes vendore. Sipërmarrje e vogël ka përjetuar në kurriz të saj të gjithë degradimin e politikave, pjesë e sistemit të ri të taksimit që duam të vendosim duhet të jetë edhe lehtësimi i sipërmarrjes se vogël dhe mesme dhe nxitje e saj përmes një barre të re fiskle. Sipërmarrja e vogël është me keqrajtuara po të shohim se taksat që paguan nuk përkthehen në përmirësim të saj,por ne buxhetin e qeverisë. Plani kombëtar që është pjesë e programit tonë duhet parë me ripërtëritjen e qeverisjes vendore”,- theksoi Rama.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›