E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rihapen shkollat pas mbylljes dyjavore nga dëbora

PRISHTINË- Ministria e Arsimit e Kosovës ka njofuar se pas dy javësh të mbylljes së shkollave shkaku i dimrit të madh, sot rifillon mësimi në gjithë vendin, me ndonjë përjashtim në vendet ku ende ka shumë dëborë.

Mësimi nuk filloi sot në komunën e Deçanit, ku ndërprerja e procesit mësimor do vazhdojë edhe në javën e tretë shkaku i vështirësive të krijuara nga dëbora e madhe.

 Në Mitrovicë mësimi ka rinisur sot edhe në të gjitha shkollat e këtij qyteti më të madh verior të Kosovës , por në disa shkolla të fshatrave të thella ka pasur mungesa të nxënësve për shkak se disa lagje ende nuk janë zhbllokuar nga dëbora. Pas ndërprerjes së reshjeve të dëborës në komunën e Mitrovicës të gjitha rrugët kryesore janë të kalueshme, ndërsa punohet në rrugët e lagjeve të fshatrave.

Angazhimet ditë e natë të tetë kompanive për zhbllokimin e rrugëve nga dëbora në territorin e komunës së Mitrovicës kanë rezultuar me kthim në normalitet, pasi sot u vendos që mos të vazhdohet me gjendjen e gatishmërisë, siç ka qenë deri me tani për shkak të situatës së rëndë të krijuar nga dëbora.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›