Kompensimi i pronareve nisin perseri aplikimet

Perfitojne pronaret qe u eshte zene trualli nga ndertimet pa leje. Qeveria ndryshoi ligjin duke hequr afatet kufizuese per aplikim.
Ish-pronaret trualli i te cileve eshte zene nga ndertimet pa leje do te marrin kompensimin e parashikuar me ligj. Aplikimet pritet te nisin brenda 10 diteve. Perfituesit kete here jane te gjitha ato subjekte te cilat nuk munden te aplikonin gjate muajit korrik per shkak te afateve kufizuese. Por qeveria ka vendosur te heqe cdo kufizim kohor duke u dhene mundesi keshtu cdo ish-pronari te aplikoje per te marre 21.8 per qind te kompensimit qe i takon. Ne ligjin per kompensimin e kesaj kategorie jane bere edhe disa ndryshime te tjera te cilat parashikojne afatet brenda te cilave Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Prones duhet te beje verifikimin e kerkesave te dorezuara nderkohe qe i vihet nje limit kreut te agjencise per te nxjerre listen e fituesve.
Ndryshimet
Ndryshimet e bera ne vendimin nr. 383 date 19.5.2010 te Keshillit te Ministrave Per percaktimin e procedurave te shperndarjes se fondit te kompensimit ne vlere per pronaret e pasurive te paluajtshme prone private qe preken nga ndertimet informale bejne te mundur qe tashme te mos kete me kufizime 30-ditore per te paraqitur dokumentet cka pengoi shume pronaret te fitonin kompensimin financiar. Pra hiqet periudha kohore per paraqitjen e kerkeses. Pika 2 e vendimit te qeverise sakteson se ne piken 3 fjalet ... dhe vazhdon per 30 tridhjete dite ... hiqen. Nderkohe ne piken 3 te vendimit baze thuhet se procesi i regjistrimit/pranimit te kerkesave per kompensim fillon 5 pese dite pas dates se njoftimit publik dhe vazhdon per 30 dite. Shtohet me tej nje pike 6/1 ku percaktohet se ne rastet kur nuk eshte e mundur te dorezohet prokura e posacme sipas shkronjes c te pikes 6 secili bashkepronar apo nje pjese e tyre paraqesin kerkese individuale apo te perbashket per pjesen takuese ne pronen qe kompensohet. Nese kerkesa paraqitet nga nje pjese e bashkepronareve ajo shoqerohet nga prokura e posacme e nenshkruar prej tyre ku si tager i nevojshem te jete edhe e drejta per te terhequr vleren financiare ne emer te tyre. Ne rastin e kerkesave individuale te secilit bashkepronar apo te nje pjese te tyre per cdo aplikim te kryer paguhet tarife sherbimi pavaresisht se i perket te njejtes pasuri te paluajtshme. Qeveria shton afatin ne dispozicion te grupit te punes te ngritur nga AKKP per te bere verifikimet. Ky afat nga 45 dite shkon ne 60 dite. Nderkohe qe vendoset nje afat per kreun e AKKP-se per te nxjerre vendimin per miratimin e listes se fituesve. Drejtori i Pergjithshem i AKKP-se brenda 30 diteve nga data e perfundimit te procesit te verifikimit nga grupi i punes - thuhet ne ndryshimet e bera nderkohe qe vendimi baze nuk permbante afat. Shtohet nje tjeter lehtesi per pronaret te cilet nuk shpallen fitues pas aplikimit te pare. Sipas ndryshimeve ne vendim thuhet Subjektet perfituese kerkesa e te cileve nuk eshte pranuar per mungese dokumentacioni gjate procedurave te meparshme kane te drejte te riaplikojne pas plotesimit te mangesive te konstatuara. Keto subjekte nuk paguajne tarife sherbimi nese provojne pagimin e saj gjate aplikimit te meparshem duke u dhene ne kete menyre mundesi per riaplikim pa tarifa shtese. Parashikohet gjithashtu qe fituesit e rinj te perfitojne te njejten mase kompensimi pra 21.8 te mases se pergjithshme. Numri i individeve perfitues nga fondi per shpronesimet arrin ne 2065 ndersa ai i pasurive te paluajtshme qe preken nga procesi i legalizimeve eshte 345. Pas procesit te dorezimit te kerkesave ne muajin gusht nje numer i madh pronaresh nuk munden te aplikonin dot per shkak te kufizimeve kohore por tashme ndryshimet ne ligj heqin cdo afat kufizues.
Vendimi ndryshimet
Ishte
2. Ne njoftimin publik duhet te percaktohen
b periudha kohore e paraqitjes se kerkeses.
3. Procesi i regjistrimit/pranimit te kerkesave per kompensim fillon 5 pese dite pas dates se njoftimit publik dhe vazhdon per 30 tridhjete dite.
6. Subjekti apo perfaqesuesi me prokure i tij brenda afatit te percaktuar ne njoftimin publik paraqet prane zyres se AKKP-se dokumentacionin e meposhtem
8. Grupi i punes sipas pikes 4 te ketij vendimi brenda 45 dyzet e pese diteve nga perfundimi i afatit per paraqitjen e kerkeses per kompensimin e prones kryen veprimet e meposhtme
9. Drejtori i Pergjithshem i AKKP-se ne perfundim te procesit te verifikimit nga grupi i punes.
11. Me hyrjen ne fuqi te ketij vendimi AKKP-ja realizon ndarjen e fondit aktual te kompensimit te pronave ne vlere proporcionale me masen perkatese te parashikuar ne listat bashkelidhur vendimeve te miratuara deri me tani.
Behet
Shkronja b e pikes 2 shfuqizohet.
Ne piken 3 fjalet ... dhe vazhdon per 30 tridhjete dite ... hiqen.
3. Ne fjaline hyrese te pikes 6 fjalet ... brenda afatit te percaktuar ne njoftimin publik ... hiqen.
Ne piken 8 behen keto ndryshime
Grupi i punes sipas pikes 4 te ketij vendimi brenda 60 gjashtedhjete diteve nga data e paraqitjes se kerkeses kryen veprimet e meposhtme.
Fjalia hyrese e pikes 9 ndryshohet si me poshte vijon
Drejtori i Pergjithshem i AKKP-se brenda 30 tridhjete diteve nga data e perfundimit te procesit te verifikimit nga grupi i punes.
Pika 11 ndryshohet si me poshte vijon
11. AKKP-ja realizon ndarjen e fondit te kompensimit te pronave ne vlere proporcionale me masen perkatese te parashikuar ne listat bashkelidhur vendimeve te Keshillit te Ministrave qe percaktojne shperblimin e pronareve per pasuri te cilat preken nga ndertimet informale deri ne te njejten mase te perfituar nga subjektet e kompensuara me pare.
Shtohet
4. Pas pikes 6 shtohet pika 6/1 me kete permbajtje
6/1. Ne rastet kur nuk eshte e mundur te dorezohet prokura e posacme sipas shkronjes c te pikes 6 secili bashkepronar apo nje pjese e tyre paraqesin kerkese individuale apo te perbashket per pjesen takuese ne pronen qe kompensohet. Nese kerkesa paraqitet nga nje pjese e bashkepronareve ajo shoqerohet nga prokura e posacme e nenshkruar prej tyre ku si tager i nevojshem te jete edhe e drejta per te terhequr vleren financiare ne emer te tyre.
Ne rastin e kerkesave individuale te secilit bashkepronar apo te nje pjese te tyre per cdo aplikim te kryer paguhet tarife sherbimi pavaresisht se i perket te njejtes pasuri te paluajtshme.
Shtohet
Pas pikes 9 shtohet pika 9/1 me kete permbajtje
9/1. Subjektet perfituese kerkesa e te cileve nuk eshte pranuar per mungese dokumentacioni gjate procedurave te meparshme kane te drejte te riaplikojne pas plotesimit te mangesive te konstatuara.
Keto subjekte nuk paguajne tarife sherbimi nese provojne pagimin e saj gjate aplikimit te meparshem.