E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Rezolute per integrimin


Kryeministri Sali Berisha ftoi opozitën për bashkëpunim në hartimin e një rezolute për procesin e integrimit të Shqipërisë.

Duke folur në seancën parlamentare te se martes, shefi i qeverisë theksoi se opozita qëndrimet e saj duhet t'i bazojë në programin e saj si forcë politike, në funksion të realizimit të qëllimeve të saj.

"Tani është një moment që të faktojë se deklaratat tuaja për votimin e të gjitha cështjeve që lidhen me integrimin janë të vërteta dhe reale", tha Berisha.

Ne emer te Partise Socialiste kreu i grupit parlamentar ruci IntegrimiIntegrimi, Kiseveter: Bashkëpunim i politikës Ministrat e Jashtëm: Konsensus kombëtar për në BE Frattini e Lambrinidis: Angazhime për reforma permendi faktin se socialistet e kane dorezuar qe ne dhjetorin e vitit te shkuar nje rezolute ne qender te se ciles jane 12 prioritetet e Brukselit, nje resolute e shperfillur sipas tij nga qeveria.

"Ja ku e keni opozitën, implementin e rezulutës, trajtimin e 12 pikave që kërkon brukseli për Shqipërinë", tha Ruci.

Kryeministri ftoi opoziten te sjelle kandidaturen e saj per kreun e Avokatit te Popullit, nje koncesion ky qe nga pala tjeter eshte cilesuar i parendesishem perballe kerkesave te tjera qe kane te bejne sic tha zoti Ruci me rikthimin e pavaresise se institucioneve kushtetuese.

Pozicionimi i opozites nuk ka gjetur konsensus nga maxhoranca, vete kryeministri ka theksuar se nuk do te tolerojne nje marredhenie te imponuar nga kushtezimet.

Opozita e mazhoranca jane perplasur me akuza te ndersjellta edhe gjate diskutimit te ndryshimeve ne ligjin per  mbrojtjen e deshmitareve dhe bashkepunëtoreve te drejtesise. Nderkohe ligji per Gjykaten Administrative qe kerkon 84 vota eshte shtyre pas kerkeses se socialisteve per rishqyrtim te tij. Grupi parlamentar i PS-së ka marre pjese ne te gjitha votimet por duke dhene voten kunder per shumicen e ligjeve dhe vendimeve.

Ministrat e Jashtëm: Konsensus kombëtar për në BE

Ministri i Jashtëm italian Franco Frattini dhe homologu i tij grek, Stavros Lambrinidis, nxorri në pah ritmin e vonuar me të cilin Shqipëria po ecën drejt integrimit europian dhe nevojën e një pakti kombëtar për këtë cështje.

“Të ardhur me një mision nga BE”, kështu e quajti Ettore Sequi, ambasador i BE-së në Tiranë, vizitën e dy ministrave, të cilët edhe njëherë tjetër theksuan se funksionimi normal i jetës politike është elementi kryesor i procesit integrues.

Koha e vizitës u përshkrua nga zoti Lambrinidis si kritike, ndërsa Fratini tha prerë se Shqipëria është 1 vit prapa në kohë me procesin e integrimit.

“Vizita e Franco Frattini-t dhe e imja në Shqipëri vjen në një moment kritik përsa i përket rrugës së Shqipërisë drejt BE-së. Një gjë është e qartë nga të gjitha takimet, përsa i përket të ardhmes së Shqipërisë, të ardhmes europiane, kjo cështje i bashkon të dyja palët. C’është më e rëndësishmja, na është thënë se është objektiv për shumicën dërrmuese të shqiptarëve. Mesazhi që ne dhamë është se tani duhet një pakt kombëtar drejt BE-së. Tashmë që Parlamenti ka filluar punën duhet që fokusi i politikanëve shqiptarë të vihet në 12 prioritetet që është rruga drejt integrimit. Reforma elektorale, reforma parlamentare, të drejtat e minoriteteve, lufta kundra krimit të organizuar duke promovuar transparencën, funksionimi normal i Parlamentit, këto janë disa prej 12 prioriteteve dhe ne jemi të lumtur pasi kuptuam që ka vullnet dhe fokusim në gjetjen e zgjidhjeve për cështjet që do ta afrojnë Shqipërinë me BE-në”, ka deklaruar Lambrinidis.

“Shqipëria bëri përpjekjet e duhura për të fituar të drejtën e lëvizjes së lirë, që ishte një arritje tepër e madhe dhe historike. Fatkeqësisht, kemi një vit të humbur që po e lëmë pas. Tani duhet të përfitojmë nga koha e humbur. Interesi madhor kombëtar në Shqipëri është antarësimi në BE. Funksionimi normal i Parlamentit, një ekulibër mes mazhorancës dhe opozitës, emërimet e zyrtarëve të lartë, që të gjitha janë elementët që do të jenë shumë të nevojshëm, apo në mënyrë absolute të domosdoshëm. Nëse angazhimi politik, që edhe sic e dëgjuam të rikonfirmuar nga liderët politikë, nuk do të reflektohet në veprime konkrete, atëherë nuk mbetet asgjë për të thënë pozitivisht në raport-progresin e ardhshëm. Kjo është e gjitha që ne duam ta parandalojmë me anë të vizitës së sotme”, ka thënë nga ana tjetër Frattini.

“Se cfarë duhet bërë është tashmë e qartë. Keni vetëm për reformën zgjedhore 52 rekomandime. A mund të realizohen duke patur një marrëveshje të përbashkët? Unë them se po. A është e mundur mbledhja e komisionit parlamentar të integrimit, unë mendoj se është e realizueshme. Mundet që opozita dhe mazhoranca të mbildhen dhe të bien dakord në emërimin e Avokatit të Popullit që kërkon 3/5 e votave,  unë mendoj se po. Por kjo rrugë nuk do të diktohet nga ne, nga Europa, kjo duhet të diktohet nga shqiptarët”, ka shtuar ai.

Zoti Frattini u tregua i kujdesshëm në dhënien përgjigje pyetjes nëse në 12 tetor Shqipëria do ta marrë statusin e vendit kandidat.

“Ne nuk mund t’ju japim garanci pozitive përsa i përket raportit në shtator, tetor apo dhjetor në mbledhjen e këshillit të ministrave. Gjithcka varet në rezultatin dhe në arritjet konkrete. Unë ju përmenda tre gjëra, emërimin e Avokatit të Popullit, rifillimin e një jete normale parlamentare dhe atë të funksionimit të komisionit parlamentar për integrimin. Nëse ekziston vullneti politik, këto realizohen në kohë dhe do të reflektohen në raport”, ka nënvizuar shefi i diplomacisë italiane.
 

Sondazh

A duken te gatshme palet politike per konsensus per integrimin e vendit?

Po

Jo


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni... if(useCookiesToRememberCastedVotes){ var cookieValue = Poller_Get_Cookie('dhtmlgoodies_poller_361'); if(cookieValue && cookieValue.length>0)displayResultsWithoutVoting(361); // This is the code you can use to prevent someone from casting a vote. You should check on cookie or ip address }
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika 21
Marin Mema - Betejë pas beteje politike, dy frontet opozita e mazhoranca pritet të hidhen në një përplasje të re, atë për Presidentin e Republikës. Nuk ka diplomaci që ta mbajë këtë regjim; por duhet opozita
Mustafa Nano - Ka ditë që jemi njoftuar se te henen do të mbërrinte në Tiranë ministri i Jashtëm i Italisë, Franco Frattini, dhe ministri i Jashtëm i Greqisë, Stavros Llambrinidis. Mbyllet kapitulli i zgjedhjeve
Jonathan Stonestreet shefi misionit të OSBE-ODIHR është rikthyer në Shqipëri për t'i prezantuar palëve problematikën dhe rekomandimet e dala nga raporti për zgjedhjet e 8 Majit. Sikurse edhe në raportin përfundimtar, zoti Stonestreet e ka patur të vështirë të japë një konkluzion final nëse zgjedhjet lokale i përmbushën standardet e kërkuara nga BE. Gjyqtarët, të gjithë në protestë
Në oren 12 të drekës të së hënës, të gjithë gjykatesit e të gjitha shkallëve të gjyqesorit bojkotuan proceset gjyqesore per 15 minuta, ne homazh te vrasjes makabre te gjykatesit 33-vjecar Skerdilajd Konomi.
Shqipëria konfirmon: Greqia kërkon naftë në Jon
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore konfirmon se Greqia ka nisur përgatitjet për kërkimin e naftës në kufi me Shqipërinë, por mohon që ato të prekin pjesën e debatueshme të paktit detar qe u rrezua nga Gjykata Kushtetuese.


Lajmet kryesore

Vlorë, nëna vret foshnjen e porsalindur
27-vjeçarja e hedh nga dritarja e maternitetit
Mbyllet kapitulli i zgjedhjeve
Tiranë, burri vret me thikë gruan
KiE: Të ndalet aborti i foshnjave femra

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›