Vettel piloti i rekordeve ne Formulen 1

Sebastian Vettel është shumë pranë shpalljes kampion në Formula 1 për herë të dytë në karrierën e tij dhe të thyejë kështu rekordin e Fernando Alonsos si piloti kampion bote i dyfishtë më i ri në histori.
Gjermani i Red Bull ka thyer rekordin e pilotit më të ri që shpallet kampion bote, pilotit më të ri që hipën në podium, pilotit më të ri që udhëheq një garë dhe pilotit më të ri që fiton një garë në Formulën 1.
Nëse fiton në garën e Singaporit, Vettel do të thyejë edhe një rekord tjetër, atë që Michael Schumacher e vendosi në vitin 2002, kur u shpall kampion kur duheshin edhe 4 gara deri në përfundim të kampionatit. Nëse fiton në Singapor, Vettel do të shpallej kampion 5 gara para fundit të sezonit.
Gjithashtu, Sebastian Vettel është i vetmi pilot në aktivitet, së bashku me Michael Schumacher, që ka fituar Grand Slamin e Formulës 1 ose fitimin në katër cirkuitet e mëdha të Formulës 1: Monaco, Spa, Silverstone dhe Monza.
Fernando Alonso nuk ka fituar kurrë në Spa, ndërsa Lewis Hamilton nuk ka fituar në Monza.
Vetëm 4 pilotë të tjerë kanë arritur Grand Slamin: Juan Manuel Fangio, Alain Prost, Ayrton Senna dhe çuditërisht David Coulthard.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Formula 1 Montezemolo: S’jemi në gjendjen optimale
“Me sa kam parë deri tani, nuk jemi në gjendjen më të mirë, por hesapet do t’i bëjmë të dielën mbrëma”. Red Bull me motor Renault deri në 2016
Skuderia austriake Red Bull, që dominon botërorin e Formulës 1 për pilotë dhe konstruktorë, dhe fabrikuesi francez i motorëve Renault, kanë njoftuar ditën e sotme në Monza zgjatjen e kontratës së bashkëpunimit mes tyre edhe për pesë vite të tjera.
F1, Alonso: Dua të fitoj në Monza
Fernando Alonso, piloti i Ferrarit, ka deklaruar se në vitin 2012 skuderia italiane duhet të fillojë të fitojë që në fillim të kampionatit botëror të Formulës 1 dhe për të arritur këtë “Kokëkuqja” do të fillojë punën që tani për tu përgatitur për sezonin e ardhshëm. Alonso: Dua të shpallem kampion me Ferrarin
Fernando Alonso, piloti spanjoll i Ferrarit, ka deklaruar në një intervistë për revistën ‘Autobild Motorsport’ se nuk do të gjejë qetësi derisa të arrijë të fitojë titullin kampion me skuderinë italiane. F1, Webber: Monza, një nga garat më të bukura
Mark Webber, piloti australian i Red Bull, shprehet se Cmimi i Madh i Italisë “është një nga garat më të bukura të vitit” për shkak të historisë, karakteristikave të pistës së Monzës dhe tifozëve të zjarrtë italianë”.
Lajmet kryesore
Berisha: Të hartojmë rezolutën për integrimin
Ftesë opozitës për bashkëpunim
Vlorë, nëna vret foshnjen e porsalindur
Stonestreet: Reforma zgjedhore, gjithëpërfshirëse
Tiranë, burri vret me thikë gruan
Policia drejt vrasësit të Konomit