E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konomi hetim per pronat


Prokuroria e Krimeve të rënda fokuson hetimet per vrasjen makabre te gjyqtarit vlonjat Skerdilajd Konomi në pisten e vrasjes së tij për shkak të pronave. Burime prane Prokurorise se Krimeve te Renda u shprehen se është bllokuar cdo dokument i mundshëm që mund t'i vijë në ndihmë hetuesve, së bashku me odisenë disa vjecare të  vendimeve të gjykatave në të cilat i ati i Skerdilajdit, Fotaq Konimi së bashku me njerëz të afërm të tij kërkonin dhjetëra hektarë tokë të trashëguar, përgjatë bregdetit të Durrësit nga Gjiri i Lalëzit, në fshatin Rrushkull dhe Hamallaj.

Pervec ceshtjes se fituar ne Gjykaten e Larte ne maj te ketij viti, njesia task force ne Prokurorine e Tiranes ben te ditur se kater muaj para vrasjes se Konomit, prokuroria ka regjistruar dy ceshtje per keto toka te cilat i ka ende nen hetim. Njera prej tyre eshte regjistruar pas nje kallëzimi te kryer nga gjyqtari Konomi per 43-hektare toke ne fshatin Hamallaj dhe ku i ndjeri shprehej se kishte dyshime se ishin falsifikuar dokumentat nga nje Vrasja e gjyqtaritPolicia drejt vrasësit të KonomitGjyqtarët, të gjithë në protestë Atentatet me bombe, ende mister fis tjeter, te cilet edhe ata synojne kete siperfaqe toke ne Hamallaj.

Hetuesit thane se pas ketij kallëzimi te gjyqtarit Konomi, laboratori shkencor ka vertetuar faktin se pala tjeter qe pretendonte pronesine, disa prej familjeve te vjetra tiranase, kishte falsifikuar dokumente ne hipoteke dhe ne arkiva. Por ende nuk eshte gjetur se cilet jane ata punonjes te zyrave te shtetit qe kane manipuluar keto dokumente pronësie.

Nderkohe dosja e dyte qe ndodhen ne task force te Tiranes ben fjale per një siperfaqe te konsiderueshme qe shtrihen ne Gjirin e Lalezit dhe fshat Rrushkull, edhe kjo nen hetim per falsifikim dokumentesh nga pala kundershtare e gjyqtarit Konomi. Nuk behet e ditur nese kjo toke eshte e njejte me ate per te cilen gjykata e larte u shpreh pak muaj me pare. Nga ana tjeter, edhe pse policia deklaron se eshte shume afer zbardhjes se egzekutimit mafioz te gjyqtarit Konomi, Prokuroria e Krimeve te Renda eshte shume e rezervuar per te hedhur drite mbi te dyshuarit e saj.

Ajo qe dihet eshte se vrasesit e shperthyen makinen e bashkeshortes se Skerdilajd Konimit qellimisht ne qender te qytetit per te kryer keshtu nje vrasje publike dhe ndoshta per te dhene mesazh kercenues per te tjere.Te premten qe u vra gjyqtari Skerdilajd Konimi, ai kishte planifikuar te festonte pervjetorin e gjashte te marteses, nga e cila la pas dy femije.

Policia drejt vrasësit të Konomit

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj është shprehur se po punohet në dy pista hetimi në lidhje me vrasjen e gjyqtarit të Vlores, Skerdilajd Konomi, dhe se së shpejti mund të publikohet edhe emri i parë i të dyshuarit si ekzekutor.

“Tashmë po hetohet në dy pista, ka vlerësim maksimal nga policia, nën drejtimin e prokurorisë dhe mendojmë se së shpejti mund të kemi ndonjë emër”, ka deklaruar Burgaj. 

Atentat mafioz

Verifikimi i targës së automjetit bëri shpejt të qartë për policinë se bëhej fjalë për një ngjarje shumë më të rëndë se atentatet që kishin ndodhur më parë në Vlorë. Skena e krimit ishte pothuaj identike me atë të ndodhur më herët këtë vit në Skelë, por viktima bënte ndryshimin.

Ekspertët më të mirë të Policisë së Shtetit u gjendën shpejt në vendin e ngjarjes dhe konstatuan se në makinën e gjyqtarit Skerdilajd Konomi ishte vendosur një sasi e konsiderueshme lënde plasëse dhe shpërthimi ishte komanduar në distancë. Pak orë më vonë, hetuesit mësuan një fakt tjetër që i vuri vulën klasifikimit të këtij krimi si atentat i tipit mafioz.

Gjyqtari Konomi kishte blerë përpara pak kohësh një makinë të re, një “Mercedes Benz” të kushtueshëm, ndërsa Mercedesi me të cilin lëvizte dje, përdorej zakonisht nga bashkëshortja e tij. Por një ditë përpara atentatit, dikush i kishte çarë me thikë gomat e “Mercedesit” të ri, duke e detyruar gjyqtarin që banonte në zonën e Ujit të Ftohtë, të përdorte makinën e vjetër për të shkuar në punë. Ekspertët e policisë thonë se në makinën e re të gjyqtarit, për shkak të sistemeve moderne të sigurisë, ishte e vështirë të vendosej një bombë, ndërsa në makinën e vjetër, vendosja e një bombe mund të konsiderohej “punë fëmijësh”.
 

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Tiranë, burri vret me thikë gruan
Ekzekutohet nga bashkëshorti me thikë një grua në Shkozë të Tiranë, ndërsa hetimet e para flasin se akti i rëndë është kryer për motive të xhelozisë.
Shalë, digjet godina e komunës, në pranga autori
Policia arreston autori i djegies së godinës se komunës Shalë dhe njofton se në pranga ka përfunduar 45-vjecari Frrok Toma. Vlorë, nëna vret foshnjen e porsalindur
Një foshnje e sapolindur humbi jeten në maternitetin e Vlorës, pasi nena e tij 27-vjecare e hodhi nga dritarja e më pas është hedhur edhe vetë.
Bulqizë, zjarr në mal, digjet bimësia
Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në malin e Bardhë, në Bulqizë, ku si pasojë sipërfaqe të tëra bimësie janë djegur. Prrenjas, aksident në minierë, 1 i vdekur
Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur në minierën e Katielit, në Prrenjas.

Lajmet kryesore

Berisha: Rezolutë për integrimin
Ftesë opozitës për bashkëpunim
Vlorë, nëna vret foshnjen e porsalindur
Mbyllet kapitulli i zgjedhjeve
Tiranë, burri vret me thikë gruan
KiE: Të ndalet aborti i foshnjave femra

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›